showbiz

Ndërpreu garën në “Big Brother”, Redoni reagon për gjendjen e Eglit

Mbrëmjen e djeshme, Egli Tako, ndërpreu rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip Albania”për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe psikologjike.

Ky largim ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e tjerë, ndër ta edhe nga Redon Berani, i cili ka shprehur keqardhje për vendimin e saj, por gjithashtu ka theksuar shqetësimin e tij për situatën psikologjike të Eglit.

“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psiqike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, shpresoj që të jetë mirë, por nuk mu duk e besueshme. Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës, dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja”,-tha Redoni i cili ishte i ftuar ne ‘Top Albania Radio’.

Ai ka shtuar se besonte se Egli mund të ishte mirë, por nuk ka mundur të shmangë shqetësimin për gjendjen e saj, duke theksuar: “Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë”.

Tags: Egliredoni

të fundit

Tiranë/ Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament

Në kuadër të operacionit “Apartamentet”, policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim,…

18 minutes ago

Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO)

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e…

50 minutes ago

Plagosi nënën e tij, gjykata e Dibrës shtron në spital psikiatrik autorin

Gjykata e Dibrës, ka vendosur shtrimin e detyrueshëm në një spital psikiatrik për të riun Itles Sula, i cili pak…

56 minutes ago

Gjestit nuk i del inati me Stresin, vazhdon me ironi publike

Raportet mes Gjestit dhe Stresit duket se kanë hyrë në një fazë të ftohtë, pas publikimit të videos virale ku…

1 hour ago

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga lojtarët kyç në…

2 hours ago

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’

Një shpërthim i virusit chikungunya, i transmetuar nga mushkonjat, është regjistruar në provincën Guangdong të Kinës, me mbi 7,000 raste…

2 hours ago