Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njohur korçar, Skënder Rusi. Pas humbjes së të atit, i biri, Eris Rusi, ka shkruar disa vargje prekëse për të atin.
‘Sot ne mengjes mora pak kohe te takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshem pak bashke, e pastaj ika me nxitim, sic eshte jeta, iluzioni jone. Nuk e perqafova, do kthehesha ne dreke perseri.
Tani babai im ka mbyllur syte, e puth e ia ledhatoj floket, aq i qete e mire duket. Por ne mendje, me fshikullojne vargjet e tij, qe i kishte per vete, i kishte per mua, i kishte per cdo lexues
TIM ETI, DY FJALË
Ku do të shkosh kështu,
me këtë kostum të ri?!
Me këto këpucë të reja
ku do të ecësh!?
Atje lart në qiell,
me kë ke lënë takim,
Dhe ne s’na ke thënë
e vazhdon të heshtësh!
Çdonjërin nga ne qielli lart e pret,
Këtë e kemi ditur që në lindje!
Ato këpucë veç një herë vishen,
Veç këtë çast kur je nisur për ikje!
Te dua bab’!
Per te gjithe ju familjare dhe miq qe doni te respektoni emrin e poetit Skender Rusi , pritja behet prane Shtepise Funerale Dea 2002 prane varrezave te qytetit qe sot nga ora 18.00. Homazhet per poetin behen neser tek teatri Andon Zako Cajupi ora 12.00.
Percjellja per ne banesen e fundit, behet neser dt.1 qershor ora 14.00.’- shkruan Eris Rusi.
Kim Kardashian ka hyrë në atmosferën e Halloween-it me një maskim të pazakontë, duke u transformuar në vajzën e saj…
BMW po përgatit modelin e ri elektrik i3 Touring, një veturë familjare që pritet të prezantohet zyrtarisht në vitin 2027.…
Elon Musk ka deklaruar se po shqyrton seriozisht bashkimin e Tesla-s dhe SpaceX-it, dy kompanive të tij më të mëdha."A…
Prodhuesi kinez i veturave BYD do të prezantojë shtatë modele të reja gjatë tremujorit të katërt të vitit 2026, në…
Të paktën 204 të mitur janë arrestuar ose proceduar penalisht gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri, ndërsa Avokati…
Rregullatorët evropianë po hetojnë nëse aktorë të huaj po shfrytëzojnë trazirat dhe episodet e dhunës në Francë dhe vende të…