Imzot Ignato është ndarë nga kjo jetë ditën e sotme!
Në moshën 89-vjeçare, sipas njoftimit të bërë për të, ai humbi jetën teksa ka shërbyer si predikuesi dhe mësimdhënësi laik i Kryepiskopatës së Shenjtë të Athinës.
“Sot më datën 20 Korrik, Fjeti më Zotin në moshën 89 Vjeçare, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e Tij Imzot Ignati!
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignati (Trianti), ishte arvanitas me origjinë nga Thiva, ku lindi më 1934. Zotëronte gjuhën shqipe. Ai studioi në Shkollën Kishtare “Patmiadha”, si dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Athinës. Ishte diplomuar gjithashtu edhe në Konservatorin e Pireut.
Shërbeu si predikues dhe mësimdhënës laik në Kryepiskopatën e Shenjtë të Athinës. Në vitin 1967 u dorëzua dhjak dhe prift nga Mitropoliti i Thivës dhe Livadhjasë, Nikodhimi, dhe shërbeu si meshtar në Kishën Katedrale dhe si Epitrop Arkihieratik i Thivës (1967-1972), Igumen i manastirit të shenjtë “Oshënar Llukai” të Livadhiasë (1968-1976) dhe i manastirit “Oshënar Serafimi”, të Dhomvus (1975-1996), predikues (1972-1992) dhe atë shpirtëror i kësaj Mitropolie (1962-1996).
None found
Ka shkruar koleksionin me tri vëllime “Poezitë e Kallogjerit” dhe librat “Përulësia sipas Shkrimit të Shenjtë dhe Etërve të Kishës”, ndërsa për librin e tij të fundit: “Jerondi i Patmos, hieromonaku Amfilohios Makri”, u nderua nga Akademia e Athinës.
Më 24 qershor 1992 u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Patrikanës Ekumenike Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës. U dorëzua episkop më 27 qershor 1996 dhe u fronëzua nga Kryepiskopi, Fortlumturia e Tij Anastasi, më 18 korrik 1998, në Berat.
I Përjetshëm kujtimi i tij”, sipas njoftimit.
Pronarët e rrjetit social dikur më të popullarizuar në botë, Myspace, kanë paralajmëruar se platforma mund të rikthehet në jetë,…
Shkencëtarët amerikanë publikuan të enjten një studim të ri që përshkruan se si, në një rast të ri shkencor, ata…
Një pjesë lëvizëse e një rakete të SpaceX besohet se është përplasur pa dashje me Hënën të mërkurën në mëngjes…
Një gjykatë në Mynih ka marrë një vendim që mund të krijojë precedent në nivel ndërkombëtar, duke dënuar kompaninë Suno…
Një gjykatë në Gjermani ka vendosur se kompania e muzikës me inteligjencë artificiale Suno ka shkelur të drejtat e autorit, duke…
DinamoPër Dinamon, ndeshja e kthimit përballë Audas në “Elbasan Arena” vlen gjithçka për gjithçka, sa i takon biletës së kualifikimit…