Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht, i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Megjithëse ne mendonim se çdo gjë mes tyre po shkonte më së miri, duket se Bora dhe Donaldi po kalojnë një krizë në marrëdhënie. Kjo gjë është reflektuar edhe në rrjetet e tyre sociale, që shërbejnë gjithmonë si sinjal i parë dhe kryesor për raportet në çift. Bora dhe Donaldi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotografitë që kishin bashkë. Megjithatë, Bora vazhdon të ndjekë vëllain binjak të Donaldit, Romeon, në Instagram.
“Prive” ka mësuar se Bora dhe Donaldi nuk po kalojnë momentet më të mira aktualisht. Se çfarë ka ndodhur mes tyre nuk dihet ende, por shpresojmë që kjo situatë të mos zgjasë shumë dhe ata të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Për herë të fundit Bora dhe Donaldi janë shfaqur bashkë në rrjete sociale gjatë muajit mars. Ata postuan disa foto shumë “funny”, të cilat dëshmonin të kundërtën e asaj që mësuam sot. Bora dhe Donaldi dukeshin shumë të dashuruar, duke kaluar çastet më të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…