Naomi Campbell së fundmi foli në një intervistë duke treguar se si ka qenë viktimë e bullizmit.
Gjegjësisht, modelja 54-vjeçare ka treguar në podcast-in ‘Cambon’ sesi bashkëmoshatarët e ngacmonin gjatë shkollës dhe e quanin me emra nënçmues, duke treguar se shpesh e krahasonin me Olivian, personazh i serialit të famshëm vizatimor “Popeye”.
None found
“Nuk isha e lehtë me veten sepse isha shumë e dobët dhe mjaft e gjatë për moshën time dhe e dini sesi fëmijët i thërrasin njëri-tjetrit pseudonime të ndryshme. Më thoshin Oliva sepse qafa ime është mjaft e gjatë, kështu që u përpoqa të ngrija supet poshtë. Kështu që nuk do të dukej kështu, u ndjeva në siklet”, tha ajo.
Campbell tha gjithashtu në podcast se kërcimi si një aktivitet e ndihmoi atë ta donte trupin e saj dhe të shkëlqente në botën e modës.
“Unë thjesht do të pozoja në poza të ndryshme që i kam praktikuar për kërcimin dhe që më ka ndihmuar. Është diçka që e kam dashuruar dhe që nuk do të ndryshojë kurrë për mua. Ndjej se është diçka që është me të vërtetë pjesë e ADN-së sime”, tha modelja.
Meqë ra fjala, kjo është vetëm një nga situatat jetësore me të cilat është përballur modelja e njohur.
Vitin e kaluar, ajo zbuloi në dokumentarin “The Super Models” se varësia nga droga pothuajse e vrau në kulmin e karrierës së saj dhe se përdori kokainë për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace.
Sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fushate në Ligën e Kombeve,…
Një prind ngre dyshime rreth shkakut të simptomave te fëmijët në kopshtin në Korçë dhe kërkon që rasti të hetohet…
Luka Modric nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së rëndë të Kroacisë me rezultat 7-0 ndaj Anglisë, duke e…
Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të marrë një drejtim të ri. Në punë mund të shfaqet…
Aktori i njohur Agron Llakaj ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të “Goca dhe Gra”, ku gjatë bisedës…
Cristiano Ronaldo ka marrë mbështetjen publike të Bruno Fernandesit në një moment kur tensionet rreth Kombëtares së Portugalisë kanë marrë…