showbiz

Muzikologia për Françesk Radin: Këngët e tij jetojnë akoma dhe sot, risitë që solli në muzikë

Françesk Radi është padyshim një ndër artistët që kanë lënë gjurmë të mëdha, muzika e të cilit “jeton” akoma dhe sot. Në fillimet e tij, Françesku solli për publikun në vitet ’70 këngët me titull “Adresa” dhe “Biçikleta”, të cilat bënë bujë të madhe.

Këto ishte ndër projektet që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit të madh. Muzikologia Mikaela Minga ishte e ftuar këtë të premte në emisionin e mëngjesit në ABC, ku foli për risitë që solli Françesk Radi në muzikën shqiptare.

“Në vitet ‘70 spikati në mënyrë të veçantë, por ngjitet në skenë si instrumentist dhe luan kitarën bas. Kitara ishte një nga simbolet e muzikës pop dhe rock të asaj kohe. Por ky lloj tingulli ishte jashtëzakonisht modern. Deri në një farë kohe, muzika e lehtë shqiptare ishte në formantin e orkestrës simfonike.

Franko hyn që në fillim me elementin e modernes, e cila është shumë karakteristike për këtë lloj muzike.”, tha ajo. Duke u ndalur te këngët remake që janë frymëzuar nga hitet e Radit, Mikaela veçoi ripunimin që është bërë nga grupi “Asgjë sikur dielli”.

”Unë mbetem shumë afër me këngët origjinale. Nëse njerëzit duan të dinë se kush ishte Franko duhet të dëgjojnë këngët origjinale. Kur ke të bësh me një këngë të famshme, joshet ta interpretosh dhe përzihen të gjithë elementët. Është një sfidë.

Franko ka shumë variante por do të veçoja ato që kanë një lloj kërkimi. E rimarrin një këngë të njohur por sjellin dhe diçka të re. Do të veçoja coverin që ka bërë “Asgjë sikur dielli” me “Adresa”. Ka dhe elementin e videklipit, një riaranzhim me kitarën. Si të thuash e lexon Frankon.”, tha ajo.

të fundit

Humbja turpëruese në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer

Gazment Bardhi ka reaguar pas humbjes turpëruese në Fier, ku PD mori vetëm katër mandate, duke humbur edhe një mandat…

9 minutes ago

Unike dhe energjike, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

“Zjerm” ishte një shpërthim ndjenjash, ritmi dhe performance energjike duke ndezur skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës. Shqipëria…

27 minutes ago

Pas Osmanit, nga Vllaznia largohet edhe Brdariç

Pas largimit të drejtorit sportiv, Tefik Osmani nga Vllaznia, ka mbërritur dhe zyrtarizimi i ndërprerjes së bashkëpunimit me Thomas Brdariç.…

39 minutes ago

Shkodra bashkohet për Eurovision, Luiz Ejlli përkrah “Zjerm”: Sonte janë zëri ynë, votoni

Në natën e parë të gjysmëfinales së Festivalit të Këngës në Eurovizion 2025, që po mbahet në Bazel të Zvicrës,…

41 minutes ago

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11…

1 hour ago

PSG i kërkon Mbappes 98 milionë euro

Ka marrë kthesë beteja ligjore mes PSG-së dhe Kylian Mbappe. Fillimisht sulmuesi francez bëri kërkesë për 55 milionë borxhe dhe…

1 hour ago