Anna Gjebrea feston sot ditëlindjen e saj të 13-të dhe gjithë familja u kujdes t’ia bënte asaj këtë ditë edhe me të bukur me urimet dhe dedikimet e tyre. Ardit Gjebrea ka zgjedhur fjalët më të bukura për të ia zbukuruar ditën speciale të mirës së tij.
“Gëzuar Ditëlindjen e mira ime dhe muzikë e paç gjithë jetën”, ka shkruar Gjebrea krahas fotos të së bijës.
Po ashtu, nuk kishin si të mungonin urimet e bukura nga Jon dhe Anila Gjebrea për të shtrenjtën e tyre.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria Anna, bekime hyjnore nga Perëndia për ty. Bashkë me Jonin dhe babin të duam shumë dhe të kemi dritën e syve. Hapat e rrugëtimit tënd qofshin gjithmonë të drejtuara nga Perëndia”, ka shkruar Anila Gjebrea.
“Duke i uruar anëtares më të re të klubit të adoleshentëve një festë të mrekullueshme ditëlindjeje. Çdo sekondë e kësaj dite të mbushtë zemrën me lumturi. Shijoje çdo moment të jetës tënde adoleshente. Gëzuar ditëlindjen e 13-të! Te dua”, është shprehur Jon Gjebrea krahas fotos me të motrën.
Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare. REAGIMI…
Trafikuan shtetase nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët, nën akuzë për 6 vepra penale…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Guerile” në Shkodër, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në oborrin e…
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën pasdite në një zonë turistike të Antalyas, në bregdetin jugor të Mesdheut të…
Një sherr masiv mes disa grupeve të huaja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në…
Prej fillimit të këtij viti, Shqipëria ka një kuadër të ri ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili…