showbiz

Muzeu reagon dhe zgjidh dilemën: A e dëmtoi Kim Kardashian fustanin ikonik të Marilyn Monroe (FOTO LAJM)

Pas pretendimeve se Kim Kardashian ka dëmtuar fustanin ikonë të Marilyn Monroe-s, ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga muzeu ku mbahet veshja. Muzeu “Ripley’s Believe It or Not!” publikoi një deklaratë dje, duke konfirmuar se Kardashuian nuk e ka dëmtuar fustanin e Monroe që veshi në Met Gala.

“Nga fundi i shkallëve të Met, ku Kim veshi fustanin, deri tek pjesa e sipërme ku u kthye, veshja ishte në të njëjtën gjendje në të cilën iu dha, në asnjë detaj“ tha zëvendëspresidentja e Ripley, Amanda Joiner, e cila mbajti fustanin ditën e Met Gala gjatë transportit nga Orlando në Nju-Jork.

Në deklaratë u vu gjithashtu në dukje se Kardashian nuk e pagoi Ripley-n për ta veshur fustanin, por dhuroi për dy organizata bamirëse në zonën më të madhe të Orlandos në emër të kompanisë.

“Ripley’s Believe It or Not! do të vazhdojë ta ekspozojë fustanin – në gjendjen e tij – deri në vjeshtë 2022”, thuhet në fund të deklaratës.

Ripley tha se fustani ishte dëmtuar në kohën kur kompania e bleu atë në një ankand në vitin 2016. Muzeu publikoi gjithashtu një foto të Kim Kardashian duke vizituar fustanin pasi e ktheu.

të fundit

Horoskopi 30 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…

4 hours ago

“Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon 50%

Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet…

4 hours ago

Sulmi në rezidencën e Putin? Trump: U zemërova shumë kur Putin më informoi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në…

4 hours ago

“Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita në Kosovë: Luftuan për vendin e dytë

Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.…

4 hours ago

Mundësia e përballjes me Brazilin, Silvinjo: Në finale të Botërorit, jam tifoz me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…

5 hours ago

Skandali në Vlorë/ Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë

Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…

5 hours ago