Andi Shehi dhe Melisa Lleshi u bënë për javë me radhë kryefjala e mediave rozë me aludimet se ata ishin çift, derisa më në fund e konfirmuan në videoklipin e kësaj të fundit, “Leje”. Tanimë, dyshja është e hapur për lidhjen e tyre e madje herë pas here postojnë edhe foto e momente me njëri-tjetrin në Instagram. Sëfundmi, Andi dhe Melisa dhanë një intervistë çift për “Prive”, ku treguan më shumë për romancën e tyre, por jo vetëm.
Ata u ndalën edhe te rrugëtimi i tyre televiziv në programin e dashurisë ku zbuluan edhe pse nuk morën pjesë në javën e fundit të “Për’puthen” reunion, si dhe në festën e organizuar me të gjithë ish-konkurrentët.
“Për mendimin tim, “Për’puthen” e kanë bërë njerëzit, që do të thotë se për çdo vendim apo për çdo gjë që është bërë aty brenda, kanë qenë njerëzit në mënyrë indirekte që vendosnin çfarë duhej bërë dhe për këtë arsye kanë ndodhur shumë gjëra që kanë dalë të paparashikuara dhe gjëra që nuk duheshin bërë, siç ishte dalja ime me një person tjetër. Unë, kurrsesi nuk kam pasur asgjë me atë person, asnjë puthje në faqe nuk e kemi shkëmbyer sepse ka qenë loja e atillë, të dalim,” është shprehur Andi.
Ndërkohë Melisa ka theksuar se “nuk lëpin dot aty ku ka pështyrë”.
“Për pjesën e reunion, në fakt jo vetë autorja, por dikush tjetër që ishte I brendshëm I emisionit na ka ftuar tek java e fundit e programit, por ne kemi refuzuar dhe domosdoshmërisht as te festa nuk mund të ishim. Unë të paktën nuk lëpij dot aty ku kam pështyrë. Eksperiencë e bukur, me gjithë ato kleçkat e veta, por gjithsesi…” tha ajo.
Andi më pas i ka mbështetur mendimin: “Ka gjetur tenxherja-kapakun. Është nje eksperiencë shumë e bukur që çdo njeri ka të drejtën ta provojë e të gjitha dhe nuk kemi asgjë kundra dhe me pjesën e “Top Channel” sepse normalisht është perandori…”
Ish-konkurrentja më pas ka shtuar se është thjesht “një person” duke lënë të kuptohej se e kishte për autoren e emisionit, Olsa Muhameti.
Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump Melania, ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe…
Pas deklaratave të Gjestit se po përballet me padrejtësi dhe se për një kohë të pacaktuar nuk do të publikojë…
Me avionë luftarakë, një qilim të kuq dhe një slogan shpresëdhënës, “në kërkim të Paqes” të ngjitur në mur, Presidenti…
Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Monedha Euro, blihet me…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime…
Pas rreth tre orësh bisedimesh me dyer të mbyllura, presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin dolën para mediave në Anchorage,…