showbiz

“Mos t’i pafsha më sytë”, Efi i vendos kapakun raportit mes tyre, Luizi: Unë besova Kiarën

Edhe pse i kanë mbetur edhe 7 ditë brenda shtëpisë së famshme, edhe sonte nuk kane munguar debatet e ashpra mes banorëve.

I tillë ka qenë edhe diskutimi mes Efit dhe Luizit që duket sikur kanë thënë fjalët e fundit.

Të lidhura

None found

“Ky njeri nuk do të jetë më pjesë e jetës sime, edhe nëse do e fitojë. Për mua është shumë e vështirë ta menaxhoj, sepse t’i kthehem keq nuk dua, miqësinë s’dua ta vazhdoj më, sepse ju e dini si më ofendoi”, tha Efi në përballjen me Luizin në lidhje me raportin e tyre në Big Brotherin.

Debati mes tyre u komentua edhe gjatë javës nga banorët e tjerë, më së shumti mes Efit dhe Deas, e cila nuk ishte aspak darkord me deklaratën e Luizit.

Ky i fundit u shpreh se Efi ka dalë nga programi “Përputhen” dhe se është mashtruese.

Debati:

Efi: Unë nuk dua ta ul veten që t’ia kthej në të njëjtën mënyrë. Mua nuk ma ndjen se çfarë thotë Luizi. Luizi është si ata komentuesit në Instagram që nuk dinë se çfarë thonë. Ne kemi faktorizuar njëri-tjetrin. Për aq kohë sa kam qenë mikja e tij, e resopekoj pa fund. Mezi pres që të mos e shoh më me sy. Nuk më intereson fare as ekzistenca e tij këtu brenda, nuk më intereson më. Kaq. Nuk kam më asnjë ndjesi negative, nuk më intereson më fare mendimi i tij. U mërzita në fillim kur erdha sepse i prisja ndryshe situatat. Ajo është e vetmja gjë që më mërzit dhe kam dalë në konkluzion se ai për qëllimet e veta i shkel të gjithë me këmbë. Është ai ndryshimi që unë i pashë gjërat ndryshe. Nuk më vrasin fjalët e tij, sepse unë e di realitetin. Përpara se të niste “Prime”, ky zotëri po i binde të gjithë që ishte një lojë. Dhe të flasë ky për fjalën mashtrim apo manipulim…

Luizi: Gjithë ky reagim apo qëndrim që po mbaj ndaj saj vjen si rrjedhojë e ditës kur ajo hyri brenda dhe nisi të debatonte me Kiarën. Kiarës i kam thënë se edhe pa qrnë bashkë, e kemi kuptuar njëri-tjetrin me sy. Kam parë gjithçka të vërtetë në sytë e saj. Kjo është loja e Efit, është e drejta e saj thjesht u kuptua qëllimi i saj, për të ardhur në finale. I uroj suksese dhe daltë nga këtu të shkojë te Përputhen prapë. Kanë për të dalë fjalët e Kiarës dhe nuk pendohem për qëndrimin që po mbaj ndaj Efit. Mora përsipër me rreziku dhe jo me gabu.

Dea: Po, përse e aforve?

Luizi: Nuk e afrova, lojën asaj ia kam mësuar unë.

Efi: Unë as nuk jam përfshirë ndonjëherë në lojën tënde. Nuk e di nëse kam arritur deri në këtë pikë. Unë kam pranuar gabimin tim për një fjalë më tepër që thashë dhe jam munduar me atë timen që të mos e shkëpus këtë lloj miqësie. Shihja që pala tjetër nuk e dëshironte këtë lloj gjëje. Por, nhga “Prime” i kaluar, kur çfarë nuk tha, unë sërish zgjodha të mos e ofendoj. Kanë mbetur vetëm 7 ditë, kështuqë… Nuk po di si ta menaxhoj, por di që ky njeri nuk do jetë kurrë pjesë e jetës sime. I uroj suksese dhe nëse ai fiton, vetëm kaq.

Luizi: Ndoshta kam luajtur më fort se të gjithë, por nuk ia kam thënë askujt kurrë mos t’i pafsha sytë e ballit. Për mua, kjo sinqerisht nuk është fyerje, por mallkim. Suksese dhe të priftë Zoti mbarë. E di mirë se për çfarë qëllimi kam hyrë dhe se çfarë po bëj.

Efi: Unë nuk mallkova njeri, thjesht nuk dua ta shoh më. Nuk kam parë njeri më ekstremist dhe më manipulues truri.

Luizi: Je shembull konkret i shprehjes, “Kalova lumin të *jefsha kalin”.

Efi: Kur të dalësh jashtë do shikosh që më ke rënë kot në qafë. Të kam patur shumë xhan dhe kam patur shumë respekt. Unë dola këtu sikur unë kam thën okëj për çdo gjë që ti ke thënë. Ti më ul mua në një lloj pike që nuk ka lezet.

Luizi: Është mendimi im, dhe do e them sërish.

Efi: Ti përse më nënvlerëson?

Luizi: Ti nuk e ke për turp, vazhdo. Ky është mendimi im, përse mërzitesh? Unë nuk e imagjinoj dot që një femër të dalë dhe të thotë përpara 30 djemëve që unë këtë pëlqej.

Efi: Mua nuk ma ndjen. Nuk të eci kësaj rradhe.

Luizi: Ti aq kapacitet ke.

Kristi: Ti po i përforcon çdo gjë të shëmtuar që ai thotë.

Efi: Nuk lejoj askënd të më ofendojë, pa patur asnjë argument.

Luizi: Je e vetmja që ke mashtruar, për gjithçka.

Efi: Po nëse nuk kam mashtruar çfarë do bësh?

Luizi: Ke falje publike në mes të sheshit Skënderej. Të gjithë e dinë që kush ka mashtruar, mes kësaj dhe Kiarës. Kristi je duke mbrojtur njerin e gabuar. Mashtrimet e saj në çdo debat që ajo ka patur me Kiarën. Ajo e di shumë mirë si e kam mbajtur unë.

Efi: E ke bërë për interesin tënd, që unë të të mbështes jashtë.

Luizi: Kiara u ngrit 5 herë për të ikur dhe më tha që kishte hyrë brenda vetëm për mua.

Efi: Thjesht ashtu i ka interesuar.

Dea: Ne nuk dimë asgjë që ta ndajmë se kush gënjeu dhe kush jo.

Kristi: Kanë gënjyer që të gjithë.

Dea: Kiara kishte ardhur për Luizin, nuk kishte si synim finalen. Ai e bëri kundërshtare Efin që të bënte debate deri në finale. Duke e patur Efin aleate nuk i shërbeu fare.

Luizi: Efi u rikthye dhe fjalën e parë që tha ishte Ah moj Dea, filloi të merrej me Dean. Je kokrra e interesaxhies.

Dea: Unë dhe Efi e kemi sqaruar që nuk kemi asgjë personale me njëra-tjetrën.

Luizi: Efi Dhedhes nuk ta fal që e nxore jashtë shtëpisë.

Efi: Ja kam falur. Unë nuk kisha në dorë të bëja më ndonjë gjë tjetër. Këtu e shoh që Dea po ecën përpara dhe kaq. Nuk mund të debatoj më me të. Në finale dua të tregoj vetëm gjëra të mira.

Kristi: Mos e mbaj gjallë diçka që nuk është as e bukur dhe nuk ka vlerë për ty. Mbylle.

Dea: Unë nuk kam asnjë interes me Efin që ta afroj në lojë. Kam patur periudha që e kam patur Luizin kundër dhe jam kam dalë shumë mirë. Kur Efi e sheh diçka që është gabim e thotë ashtu. Unë e vlersoj që ajo i thotë gjërat ashtu si janë. Arrijmë të kuptohemi me njëra-tjerën.

Efi: Në çdo situatë faktorizohet me shprehjen që po bëjmë lojë.

Arbër: Nuk jam dakord që përdorin histori të shkuara të banorëve. Dhe Kristi ka qenë në një program të ngjashëm, por nuk ia përmend njëri. Për marrëdhënien mes Luizit dhe Efit, ka qenë gjithmonë për interes. I futën shkelmin njëri-tjetrit dhe përfunduan këtu.

Efi: Përse shqelm njëri-tjetrit?

Arbër: Ti u përpoqe ta rregulloje, por ai ta mbylli derën. Unë kur prishëm me një shok, nuk e ofendoj dhe nuk e fyej.

Efi: Reagimi im ishte te dhoma e rrëfimit, kam shpërthyer.

të fundit

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kongresmeni amerikan Barney Frank

Barney Frank, ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA dhe një nga politikanët më të njohur demokratë në Amerikë, ka…

16 minutes ago

Bashkimi Europian po përballet me një debat të ri strategjik mbi mënyrën se si duhet të angazhohet me Rusinë, në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë ende rezultat. Sipas raportimeve ndërkombëtare, në Bruksel dhe në disa kryeqytete europiane po diskutohet ideja e emërimit të një të dërguari të posaçëm për negociatat me presidentin rus Vladimir Putin. Në mesin e emrave që po përmenden janë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi. Të dy shihen si figura me peshë politike dhe teknike, të afta për të përfaqësuar Bashkimin Europian në një proces të ndjeshëm diplomatik. Diskutimet vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë sinjalizuar gatishmëri për përfshirjen e më shumë aktorëve ndërkombëtarë në negociata, ndërsa BE-ja ka frikë se mund të mbetet jashtë një procesi vendimtar për të ardhmen e luftës. Pesë vende të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor Që nga viti 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Europian ka ndërprerë kanalet zyrtare të komunikimit me Moskën, me përjashtim të kontakteve sporadike diplomatike. Megjithatë, mungesa e progresit në bisedimet ekzistuese ka nxitur shqetësime në Bruksel se Evropa rrezikon të mbetet në periferi të një marrëveshjeje të mundshme paqeje, e cila mund të mos reflektojë plotësisht interesat e saj strategjike. Për këtë arsye, disa shtete anëtare po mbështesin idenë e një përfaqësimi të unifikuar europian në tryezën e negociatave, ndërsa të tjera mbeten më skeptike për realizueshmërinë e një nisme të tillë dhe reagimin e Rusisë. Ndërkohë, vetë ideja e rikthimit të kanaleve të dialogut me Moskën po shihet si një hap i ndjeshëm politik, që mund të ndikojë jo vetëm në dinamikën e luftës në Ukrainë, por edhe në të ardhmen e marrëdhënieve BE–Rusi.

Bashkimi Europian po përballet me një debat të ri strategjik mbi mënyrën se si duhet të angazhohet me Rusinë, në…

29 minutes ago

Dyshimet për abuzime me tendera, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme Sonila Qaton! Ja çfarë vendosi për të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot (20 maj) vendimin për dosjen që lidhet me ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila…

54 minutes ago

VIDEO/ “New Religion” nga Bebe Rexha arrin vendin e parë në WARM Global Dance Radio chart

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, në bashkëpunim me grupin Faithless, kanë arritur në vendin e parë në WARM…

1 hour ago

Ulet nafta me 3 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për hidrokarburet

Bordi i Transparencës ka rikthyer rritjen e çmimeve të karburanteve në vendimin e datës 20 maj 2026, duke i rritur…

1 hour ago

Trump pë Iranin: Do t’i jap një mundësi negociatave! Nuk jam me nxitim

Donald Trump deklaroi se SHBA do t’i japë “një mundësi” negociatave me Iranin, duke theksuar se nuk është i nxituar…

1 hour ago