Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Në rrjetet sociale i shohim gjithnjë të qeshur, të lumtur e me dedikime të bukura dashurie. Ndonëse janë prindër të një djali, Noah, çifti ende nuk e ka kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Një vit më parë në 26-vjetorin e lindjes, Alfio i bëri Fatmës një super propozim mjaft romantik për martesë. Mirëpo, kur ka kaluar rreth një vit nga propozimi, kur do vijë dasma?
Rreth saj moderatorja ka folur së fundmi në një intervistë për “Edicioni Veror” në Abc News ku ja thënë se ende nuk e kanë planifikuar atë. Fatma tha se Alfio dëshiron shumë që Noah të sjellë unazat në altar për ta, ndaj do ju duhet të presin dhe pak sa të rritet i vogli. Moderatorja shtoi se ekziston mundësia që dasma të mbahet vitin tjetër, kur gjithçka mund të jetë më e qetë nga pandemia.
“Unë siç nuk dija gjë për propozimin aq më tepër për dasmën që po presim. Fiksimi i Alfios ka qenë gjithmonë që Noah të sjellë unazat. As nuk e kemi diskutuar ndonjëherë punën e martesës. Mbase ka ndryshuar mendje Alfio por unë nuk e heq unazën.
Dëshira është që Noah të sjellë unazat, kështu që do të presim deri në momentin që Noah mos të shpërqendrohet rrugës dhe të kthehet por të vijë drejt altarit. Mbase vitin tjetër që të jemi më të qetë nga rrëmuja e pandemisë”, tha Fatma.
Ditën e sotme në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në…
Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në qendër të…
Robert Berisha dhe Ana Skrel, një nga çiftet e showbiz-it shqiptar shpesh shumë të komentuar, duket se po kalojnë një…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale,…
Personi që shihni në foton e mëposhtme është Kevi Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që u…
Ylli Limani ka bërë një reagim që ka ngjallur shqetësim te fansat e tij në Shkodër dhe jo vetëm. Përmes…