Sezoni i ri i emisionit argëtues “She’s on Top” sapo ka nisur. Konkurrentet kanë rrëfyer pak nga jeta e tyre personale. Mes tyre edhe Elfrida, vajza e cila ka bërë një rrëfim rrëqethës, për atë se çfarë i ka ndodhur kur ishte në moshën 9-vjeçare.
“Kujtova se ishte motra, se e kam pasur motrën dy vjeçe, kujtova se ka ngelur brenda. Unë jam Elfrida 18 vjeç, jam nga Bajram Curri. Në moshën 9-vjeçare në vitin 2016 në dhjetor unë pësova një aksident i cili nuk ishte as fatal as një gjë e mirë për mua. Unë dhe vëllai së bashku me dy kushërirat e mia ishim në shtëpi, po shikonim televizor dhe në dhjetor ne vendosim sobën. Ishte fikur zjarri dhe për mos u ftohur vendi, unë mora një shishe me benzinë dhe e futa në sobë. Ai depërtoi direkte në murr dhe më kapi mua mbrapa tek shpina.
Pas një javë ka ardhur vëllai dhe motra, i kam parë aty tek spitali. Ka qenë dy vjeçe dhe kuptonte çdo gjë edhe fëmija dy vjeç kapet pas mamit dhe babit, ajo asnjëherë nuk është kapur me të, thoshte do të rri me Idën dhe meqë është sëmurë Ida unë do iki tek tezja. U ndjeva fajtore se shkatërrova çdo gjë që kishte krijuar mami dhe babi, distancën mes tyre, ishim të shpërndarë të gjithë, mami me babin tek unë. Nga ai moment nuk kam veshur më rroba të shkurtra. Në publik nuk kam dalë asnjëherë me të shkurtra sepse shikimi i njerëzve më bezdiste shumë, më shikonin njerëzit si gjynah.
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…