showbiz

“Mora babin në telefon, mu përgjigj doktori”/ Romeo rrëfen vështirësitë që ka kaluar: Ai hyri në borxhe që ne…

Spektaklin e sotëm u transmetuam linja e jetës së Romeos, ku banori mes lotësh, rrëfeu vështirësitë që ka kaluar dhe lidhjen e ngushtë që ka me familjen.

Ai tha se kjo është hera e parë që qëndron kaq shumë larg tyre dhe se ëndrra e tij është që të jenë gjithmonë bashkë.

“1995 është viti ku unë dhe Doni lindëm. Në shtëpinë tonë ishte festë, babi mblodhi gjithë lagjen. Fëmijëria ka qenë shumë e lumtur. Babi ka kaluar shumë kohë me ne, hyri në borxh vetëm që ne të merreshim me futboll, që të kishim gjithçka. Në ‘98 lindi Mario. Zakonisht vëllai i madh kujdeset për të vegjlit, por këtë herë ishte e kundërta.

Ai punonte kamerier, dhe ne e prisnim të dilte nga puna dhe ai na thoshte kam marrë bakshishe. Mario ka djegur jetën për mua dhe Donin. Para 3 vitesh, i bëj dhuratë një motor, por bëri aksident, më mori në telefon hajde, kur pashë njerëzit i lutem Zotit që të lutem bëj të lëvizë, kur lëvizi thashë shyqyr. Sa herë dëgjoj zhurmat e motorit në rrugë jashtë, them mos është Mario.

Kur isha 16 vjeç, kushtet ekonomike nuk ishin shumë të mira. Unë u futa kamerier, një ditë marr furgonin, shkoj te ekspozita ku ishin zyrat e Topit dhe u futa në audicion. Mora mamin t’i tregoj që nuk pranova. ‘Po mirë më thoshte se do e provosh prapë, do e rregullosh, je i ri’.

Ka qenë periudhë shumë e vështirë për mua dhe familjen kur unë punoja në ‘Alpazar’. Marr në telefon babin më përgjigjet doktori. Babi ishte në reanimacion. Edhe ashtu gjysmë i ndërgjegjshëm, babi thoshte ku janë çunat. Nuk ja fal vetes që një periudhë kohe e lashë babin vetëm. Nuk kam qëndruar asnjëherë larg familjes.
Kam frikë mos i kam zhgënjyer, mos i ka mërzitur. Kur ishte Doni, ata e përjetonin shumë, prandaj dilema para se të futesha këtu ishte sepse nuk doja t’i lodhja, shpresoj t’i kem bërë krenarë, nuk dua t’i zhgënjej, ëndrra ime për familjen është të jemi gjithmonë bashkë, unë dua të ndërtoj 3 shtëpi, të jem unë Doni dhe Mario me mamin dhe babin, të komunikojmë dhe të jemi bashkë gjithmonë. Familja është një komunikim për në parajsë”-ishte rrëfimi i Romeos.

të fundit

Krim i rëndë në Llogara/ Sulmohet me çifte tufa e kuajve, vriten 7 kafshë dhe tre të tjera plagosen, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkasin…

20 minutes ago

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit (FOTO)

Ish-banorja e "Big Brother Vip 3", Rike Roçi, është në një lidhje dashurie. Ajo e ka mbajtur jetën private sekrete,…

48 minutes ago

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

Një 22-vjeçar shqiptar, është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të…

56 minutes ago

Tottenham “poshtërohet” nga Bayern para sfidës për Superkupën e Evropës (VIDEO)

Gjashtë ditë para se të përballet me PSG-në në Superkupën e Evropës, trajneri i ri i Tottenhamit, Thomas Frank, ndoshta…

1 hour ago

Rama poston video nga Shkodra: Program i ri në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare të Shqipërisë 2030

Aksioni për çlirimin e hapësirave publike ka vijuar pa ndërprerje në zona të ndryshme në Tiranë, por është shtrirë edhe…

2 hours ago

Statistikat e INSTAT: Shoferët me shumë përvojë, kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jete, kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas…

2 hours ago