Categories: showbiz

Mohuan ndarjen, faktet nxjerrin zbuluar Seldin dhe Sindin!

Në muajin shtator të vitit që lamë pas, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë. Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

Para disa javësh ata të dy u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjete sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.

Të lidhura

None found

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, u shpreh Sindi.

Mirëpo, duke qenë se fotot me njëri-tjetrin në Instagram nuk u rikthyen dhe ata nuk ndiqeshin më, disa prej ndjekësve besuan se çifti ishte ndarë përfundimisht.

Sipas “Panorama Plus”, në fakt në çifti është ndarë por Sindi e ka të vështirë të pranojë ndarjen. Miq të afërt pranë çiftit kanë treguar se Sindi po shpreson për një rikthim me Seldin, ndaj nuk ka dëshiruar t’i japë jehonë zërave të ndarjes.

Pas këtyre lajmeve, Sindi reagoi me një video të sajën në InstaStory, ku shpjegoi  thashethemet e ndarjes.

“Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”- u shpreh ajo.

Mirëpo, ata vazhdojnë të mos shihen asnjëherë bashkë në publik. Dyshja nuk është takuar, nuk kanë publikuar qoftë edhe një foto me njëri-tjetrin, kanë fshirë çdo foto së bashku dhe madje vumë re se nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Epo, të gjitha këto veprime lënë vend për dyshime se fejesa e tyre mund të jetë prishur njëherë e mirë!

të fundit

Owono pezullohet për 12 ndeshje pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…

3 hours ago

Trump expected to meet Xi and Putin in China, with nuclear arms control in focus

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…

3 hours ago

Kallas: EU enlargement has geopolitical significance, Albania among countries close to membership

Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…

3 hours ago

Besiktasi synon Brahim Diazin në janar, pret të atin për tri ditë në Stamboll

Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…

3 hours ago

Audi A2 E-Tron mund të përdoret edhe për furnizimin me energji të shtëpisë

Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…

4 hours ago

Interior Ministry: 19-year-old from Koçani recorded a young woman without her consent and threatened to publish the footage

Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…

4 hours ago