Gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja sportive Viola Spiro, ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të filluar studimet e larta.
Prezantuesja sportive, u shpreh se i thoshin “provinciale”, një paragjykim që sipas saj nuk e ka ndjerë as në Greqi, ku kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj.
Ajo u shpreh se “ne i quanim në Tiranë të prapambetur”, duke theksuar se qyteti i saj i origjinës, Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë.
“Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, deklaroi Viola Siro, teksa shtoi se Korça nuk është një qytet si provincat e tjera, “që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura”.
Viola Spiro: “Na thoshin provincial, Unë jam rritur në Greqi dhe mund të mendoni se aty kam ndjerë atë racizmit, se ata janë nacionalist, por realisht jo, nuk e kam ndjerë sepse kam ikur në Greqi 2-vjeçe, jam përshtatur kam mësuar gjuhën dhe ndoshta ata orientohen pak me pamjen, janë ndryshe si popull.
E kam ndjerë në Tiranë paragjykimin, erdha rreth 19-vjeçe. E kam ndjerë në Tiranë, që atëherë Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë, që e dinin se Korça ishin qyteti ku vinin në fundjavë edhe kalonin mirë, argëtoheshin. Ndërsa pjesa tjetër mendonte se ishte një qytet si provincat e tjera, që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura.
Ne ishim aq të zhvilluar, ne i quanim në Tiranë të prapambetur sepse ishin një miks për ne. Identitetin e kulturën i kemi ruajtur. Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, shprehet ajo.
Dashi Dita për ju nuk do të ketë shumë surpriza. Përqendrohuni në rutinën e përditshme. Ndihmoni prindërit në punët e…
Pas një telefonate dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se “Rusia dhe Ukraina do…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku…
A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në…
Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e…
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh kandidatëve të PS që kanë ankimuar në KQZ rezultatet. Në mesazhin e…