showbiz

“Mjeshtër i madh, me rrogë të vogël”, aktori Zef Deda i dëshpëruar: Tani që jam në pension shoh tavolinën

Këto ditë festash, programet televizive kanë risjellë në vëmendje aktorët e njohur të humorit që tashmë janë larguar nga ekrani. E një ndër to ishte edhe Zef Deda i cili së fundmi në një intervistë ka treguar mbi jetën e tij tani që është në pension.

Ai u shpreh ndër të tjera se ndonëse është “Mjeshtër i Madh” rroga e tij ka qenë e ulët.

Të lidhura

None found

“Sa isha në punë të gjitha i paguaja vetë, tani që jam në pension shoh tavolinën, jam pensionist. “ Mjeshtër i Madh” por rroga ka qenë e vogël por prapë ja kemi bërë qejfin vetes”, u shpreh aktori.

Përpos kësaj Deda është ndalur edhe tek fëmijëria e tij, ku ka treguar disa momente me nënën e tij.

“Kujtoi nënën dhe mundin e saj për të na rritur pasi baba na la të vegjël. Pastruese shkolle ka qenë dhe kursente çdo gjë për ne. Aq para sa kishte mua do më blente gjithmonë libra pasi e shikonte që po bëhesha artist”.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Zefi është një nga humoristët më të dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi.

 

të fundit

Toshkovski: Sistemi “Safe City” regjistroi edhe shkeljet e motoçiklistëve, në një ditë u kapën 9 raste shpejtësie

Sistemi inteligjent “Safe City” tashmë mund të detektojë edhe kundërvajtjet e motoçiklistëve, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme,…

2 minutes ago

Qeveria miraton ndryshimin e vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e 34-të, e cila është mbajtur në formë elektronike.…

3 minutes ago

Tensione të reja para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë të largohen dhe shtohen të shoqëruarit

Tensionet janë rikthyer sërish mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku vijon protesta e 94-t kundër qeverisë. Situata është përshkallëzuar mes…

9 minutes ago

FIFA Talent Academy Kosova” nis rrugëtimin për zbulimin dhe formësimin e brezit të ri të futbollit

Futbolli i Kosovës ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij të zhvillimit, me inaugurimin zyrtar të…

10 minutes ago

Kandidatura e Bekim Sejdiut, sfidë për unitetin e LDK-së dhe autoritetin e Abdixhikut

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për postin e Presidentit…

13 minutes ago

More than a third of homes in North Macedonia have no residents

Në Maqedoni, nga viti 2020 deri në vitin 2025 u ndërtuan 36,281 banesa. Vetëm në qershor të vitit 2026, u…

14 minutes ago