Categories: showbiz

Mjaft me spekulimet!”/ DJ PM mohon lidhjen me Almedina Ismajlin, por hesht për ndarjen nga Sarah Berisha

DJ PM ka reaguar pas zërave të shumtë që lidhen me jetën e tij sentimentale, në një kohë kur po aludohet për ndarjen e tij nga Sarah Berisha.

Të lidhura

None found

Dyshimet për përfundimin e marrëdhënies u shtuan pasi dyshja nuk ndiqet më në Instagram, një veprim që nxiti pretendimet se lidhja e tyre, e cila zgjati disa vite, mund të ketë marrë fund.

Paralelisht me këto aludime, në rrjetet sociale u përhapën edhe zëra se DJ PM kishte nisur një histori të re dashurie me prezantuesen Almedina Ismajli.

Përmes një postimi në InstaStory, artisti ka zgjedhur t’u përgjigjet publikisht këtyre pretendimeve, duke mohuar se është në një lidhje të re.

DJ PM u bëri thirrje mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që të mos publikojnë si të vërteta informacione të paverifikuara për jetën e tij private. Sipas tij, deklarata të tilla mund të cenojnë imazhin dhe reputacionin e tij, ndërsa paralajmëroi ndjekje ligjore nëse spekulimet vijojnë.

Megjithatë, reagimi i këngëtarit lidhet vetëm me pretendimet për një romancë të mundshme me Almedina Ismajlin. Ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse është ndarë apo jo nga Sarah Berisha.

Thashethemet për marrëdhënien e DJ PM vazhdojnë të qarkullojnë në mediat rozë, ndërsa ai ka theksuar se nuk pranon që hamendësimet mbi jetën e tij private të paraqiten si fakte./ TAR

të fundit

Elmi Aziri: Mes 80 të punësuarve në Spitalin e Kumanovës nuk ka asnjë shqiptar

Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës…

3 minutes ago

Mexhiti akuzon BDI-në se po përdor Badinterin për të penguar provimin e jurisprudencës në shqip

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin…

3 minutes ago

Milani interesohet për transferimin e Virgil van Dijkut

Klubi i madh i Serie A, Milani thuhet se synon transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit , Virgil van Dijk, si…

7 minutes ago

Halil Geci akuzon Hashim Thaçin dhe rrethin e tij: Drenica nuk është pronë e askujt

Halil Geci ka ngritur akuza të rënda lidhur me vrasjet politike të pasluftës, pretendimet për bashkëpunim me shërbime të huaja…

11 minutes ago

Kadriu calls for the bar exam to be held in Albanian

Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që…

19 minutes ago

Ismaili calls for state accountability over medicines, Vitia says: I am not a police officer, prosecutor or judge

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave dhe problemet me furnizimin në…

19 minutes ago