Categories: showbiz

Mitch Winehouse humb betejën ligjore për sendet e Amyt, duhet t’u paguajë mbi 1 milion euro ish-shoqeve të saj të dhomës

Gjykata britanike ka vendosur kundër Mitch Winehouse në padinë që babai i së ndjerës Amy Winehouse ngriti ndaj Naomi Parry dhe Catriona Gourlay, dy ish-shoqe dhome të këngëtares. Sipas vendimit, ai duhet të mbulojë më shumë se 1 milion euro shpenzime ligjore.

Të lidhura

None found

Çështja lidhej me mbi 150 sende personale që artistja kishte lënë në apartamentin ku banonte me dy gratë. Mitch Winehouse pretendonte se Parry dhe Gourlay i kishin shitur këto objekte pa autorizim.

Dy të paditurat i kundërshtuan akuzat, duke thënë se sendet ua kishte falur vetë Amy Winehouse. Ato u shitën në ankande të organizuara në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 2021 dhe 2023, nga të cilat, sipas babait të këngëtares, të dyja kishin nxjerrë përfitime.

Amy Winehouse vdiq në vitin 2011 dhe pasuria e saj u trashëgua nga i ati. Në vitin 2021, Mitch Winehouse zhvilloi një ankand për bamirësi, ku dolën në shitje mbi 800 objekte personale të artistes. Nga ky ankand u siguruan rreth 4 milionë dollarë, shumë që iu dhurua Fondacionit Amy Winehouse.

Përfaqësuesit ligjorë të Mitch Winehouse deklaruan gjatë procesit se ai ishte vënë në dijeni për këto sende vetëm pasi ishte zhvilluar ankandi i familjes. Ata argumentuan gjithashtu se Naomi Parry dhe Catriona Gourlay kishin pasur si qëllim t’i mbanin të ardhurat e realizuara nga shitjet.

Gjyqtarja Clarke nuk e pranoi këtë version. Ajo arriti në përfundimin se Mitch Winehouse kishte ditur që në fillim se objektet do të shiteshin dhe e cilësoi padinë e tij si “të dobët në thelb”.

Në arsyetimin e vendimit, gjyqtarja kritikoi fort edhe mënyrën e ndjekjes së çështjes. Sipas saj, paditësi kishte vepruar “në mënyrë agresive dhe të pamëshirshme”, ndërsa akuzat e ngritura kishin cenuar reputacionin, karrierën, financat dhe shëndetin e dy grave.

Gjykata vuri në dukje edhe se Amy Winehouse ishte e njohur për bujarinë që tregonte ndaj miqve dhe njerëzve të saj të afërt. Ky fakt mbështeti qëndrimin e Naomi Parry dhe Catriona Gourlay se këngëtarja ua kishte dhuruar sendet.

Pas rrëzimit të padisë, Mitch Winehouse u urdhërua t’i paguajë përkohësisht Naomi Parry 569.330 paund shpenzime ligjore, ndërsa Catriona Gourlay duhet të marrë 394.521 paund.

Kostoja e përgjithshme e procedurës gjyqësore kalon 1.2 milionë paund, shumë që përllogaritet në më tepër se 1 milion euro.

të fundit

Kanadaja kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mbi 700 produkteve amerikane, rritet tensioni tregtar me SHBA-në

Kanadaja pritet të vendosë më 8 shtator tarifa të reja ndaj më shumë se 700 produkteve amerikane, me norma që…

7 minutes ago

Nuk ka më biznes me Ontarion”/ Trump sugjeron riemërtimin e Liqenit Ontario si “Liqeni i Amerikës

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni…

7 minutes ago

Përplasje në dëgjesën për reformën territoriale në Elbasan, Alizoti: Një proces i turpshëm, qytetarët duhet të votojnë në referendum

Kundërshtime të forta ka pasur nga opozita për konsultimin publik të nisur nga Bashkia e Elbasanit për reformën e re…

17 minutes ago

Roberto Vergori, komandanti i ardhshëm i KFOR-it, nis përgatitjet në Prishtinë

Gjeneralmajori italian Roberto Vergori është caktuar komandanti i ardhshëm i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa procesi i kalimit…

22 minutes ago

Bekim Sali: 109 vendime për të fuqizuar kapacitetet e Spitalit Klinik të Tetovës

Në Amfiteatrin e Spitalit klinik të Tetovës sot janë ndarë 109 vendime për punësim për të punësuarit në këtë institucion…

23 minutes ago

Dikush duhet të ndërhyjë”/ Të shtëna me kallashnikov pranë stacionit Midi, Brukseli përballet me ditën e tretë radhazi të dhunës

Një person i armatosur hapi zjarr me një armë automatike të hënën në mbrëmje pranë stacionit të trenit Bruxelles-Midi, duke…

25 minutes ago