Aktorja Tanya Fear, e cila është e mirënjohur për rolin e saj në “Doctor Who” ka humbur kontaktet me të gjithë.
Thuhet se ajo u pa për herë të fundit në zonën e “Hollywood Bowl” të Los Angeles-it.
None found
Miqtë e saj u kanë bërë apel të gjithëve në mediat sociale në përpjekje për të gjetur aktoren.
“Mikesha jona Tanya është zhdukur. Ajo u pa për herë të fundit në zonën e LA më 9/9/21. Askush nuk e ka parë apo dëgjuar prej saj që atëherë. Publikoni foton e saj me hashtagun #FindTanyaFear për të ndihmuar në gjetjen e saj.”, tha një shok i saj.
Miku tha se ata biseduan për herë të fundit tetë ditë më parë kur diskutuan për projektet në punë.
Një përdorues i Twitter, i cili tha se ishte kushëriri i aktores, shkroi:
“Ju lutemi, ju lutemi ndajeni njoftimin. Kushërira ime mungon, ajo nuk ka familje në SHBA dhe ne të gjithë jemi vërtet të shqetësuar. “
Llogaria zyrtare e fansave për “Doctor Who” gjithashtu postoi posterin e aktores duke shkruar:
“Tanya Fear që luajti Jade në” Arachnids In The UK “u zhduk më 9/9/2021”.
Kujtojmë se ajo është e njohur për publikun për rolin e saj si Dr Jade McIntyre në “Doctor Who”. Tanya, e njohur edhe si Tanyaradzwa, është rritur në Londër dhe jeton në Los Angeles.
Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër…
Përzgjedhja e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po rikthen në vëmendje debatin për pavarësinë e drejtësisë, ndikimin…
Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për…
Në një lëvizje që sinjalizon rindezjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka goditur…
Zv.presidenti amerikan JD Vance po shqyrton seriozisht mundësinë që të mos kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara në vitin…
Autoritetet në shtetin amerikan të Tennessee-t po kërkojnë të pengojnë avokatët e Christa Pike që të inspektojnë substancën vdekjeprurëse të…