Mimoza Ahmeti, tashmë pjesë e formatit televiziv Ferma VIP, dhe e “mirëpritur” në familjet e shqiptarëve, ka ndarë një rrëfim të ndjerë nga jeta e saj personale gjatë një bisede me banorët e tjerë.
Ajo foli hapur për marrëdhënien me partnerin e saj, një djalë rreth 25 vite më i ri se shkrimtarja, me origjinë nga Polanda. Moza tregoi se për hir të dashurisë ka bërë sakrifica të mëdha, duke përfshirë edhe dhënien me qira të shtëpisë së saj për të siguruar të ardhura shtesë për të.
None found
Sipas saj, kjo përpjekje nuk është vlerësuar siç duhet nga partneri, për të cilin u shpreh se ka një sjellje të ashpër.
Megjithatë, ajo theksoi se lidhja mes tyre mbetet e fortë për shkak të kujtimeve dhe momenteve që kanë ndarë bashkë.
“Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin. Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Ai s’ma ka shpërblyer fare, është shumë i egër.Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’-tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’. Kam shumë momente me të, ndaj nuk ndahem dot”, ka rrëfyer poetja.
Pesë ndeshje në program dhe vëmendja e përqendruar te përballja mes Prishtinës dhe Dritës. Xhiroja e 11-të e Albi Mall…
Dy avokate që ishin pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Dhomat e Specializuara…
PSG-ja rrezikon të ndëshkohet nga UEFA pas koreografisë kontroverse të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Barcelonës, të fituar 4-2…
Gjykata e Apelit njoftoi se seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e caktuar për 29 tetor…
Arman DurmishiVetëm 18 vjeç, por Arman Durimishi po bind gjithmonë e më shumë te Juventusi [...]Read More...
Pas një periudhe të gjatë ngecjeje, dialogu Kosovë–Serbi po rikthehet në vëmendjen e OKB-së dhe të SHBA-së, duke ngritur pritshmëri…