Fituesja e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, Moza Ahmeti, ka folur për herë të parë pas triumfit, duke ndarë emocionet dhe përjetimet e ditëve të para pas daljes nga ferma.
Në Post “Ferma VIP”, Moza tregoi se kthimi në jetën e përditshme ka qenë i veçantë, ndërsa u surprizua nga reagimi i njerëzve në rrugë. Moza zbuloi gjithashtu bisedën e parë telefonike me një mikun e saj.
None found
Duke folur për emocionet e fitores, Moza theksoi se më shumë sesa çmimi, e ka prekur vlerësimi i publikut.
“U kënaqa shumë që u ktheva më në fund në shtëpinë time, edhe pse nuk kisha internet. Dola për të bërë pagesat e faturave. Njerëzit bërtisnin ‘Moza, Moza’, më përshëndesnin. Kuptova që duhet të bëj diçka, të marr ndonjë paruke. Nuk ka si jeta private. Pas disa orësh, fola në telefon me shokun që kam lënë në jug. Ai më tha: ‘Një fermë ke lënë, një fermë do të gjesh, se macja ka bërë shumë kotele’.
Nuk më krijoi emocion shokant se mora çmim, por se publiku më vlerësoi. Kjo gjë më pëlqeu shumë. Me vajzat ndenja shumë opak, se e kishin biletën e kthimit shumë shpejt. Ishte si një ëndërr”, tha Moza në Post Ferma VIP.
Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe…
Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…
Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…
Drita dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…
Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…