Michelle Obama zbuloi në një intervistë të kohëve të fundit se ajo dhe bashkëshorti i saj, Barack Obama, ende gjejnë kohë për njëri-tjetrin.
Në një intervistë për People, ajo thekson se gjëja më e rëndësishme në martesë është mënyra se si e kalon kohën.
None found
“Jemi të martuar prej 32, 33 vitesh, gjithmonë harroj. Kush po numëron më. Kur të dy jemi të lumtur për një dalje në mbrëmje, jemi mirë. Nuk vishemi shumë bukur. Thjesht hamë një darkë të këndshme, ndezim qirinj, dëgjojmë muzikë dhe flasim”, tha ajo.
Michelle thekson se tani ata dalin për darkë në Washington dhe se është shumë ndryshe nga më parë kur ishin në Shtëpinë e Bardhë.
“Në ato evente, çdo herë ishte si dasma jonë. Ndihesha si mbretëresha e mbrëmjes së maturës”, theksoi tutje.
Michelle shpjegon se ajo gjithmonë vishej bukur për burrin e saj.
“Kishte një ritual të pathënë, ai nuk e dinte kurrë se çfarë kisha veshur derisa dola para tij. Është romanca, ato momente të vogla në këtë botë të çmendur”.
“Pas kësaj, ne zbrisnim shkallët dhe ishte sikur, ‘Thjesht qëndro në këtë moment. Ishim vetëm ne dhe ishte e bukur'”, pohon ajo.
Ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” është ndalur pas incidenteve në fushë. Tirana ishte në avantazh 0-2 dhe…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në autostradën Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku është…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se lufta me Iranin nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa largimin e uraniumit…
Detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të…
Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung Electronics, duke pretenduar se kompania ka përdorur imazhin…
Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Laç, në Sanxhak, ku ish-kryetari…