showbiz

Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer në krahët Livias! Çfarë ndodhi mes ish-çiftit

Ndonëse në pritje për t’u bërë baba, Mevlani dhe partnerja e ti,j i kanë fund lidhjes së tyre. Shkak duket se është bërë raporti që ky i fundit ka pasur me Livian.

Tashmë që Livia ka lënë lojën e reality show ku edhe bënte pjesë, duket se çifti po shkon drejt ribashkimit. Aktualisht, Mevlani i angazhuar edhe me muzikë është larguar për në Itali.

Nga ana tjetër, edhe Livia do të largohet për në Itali, ku veçse do të takoj familjarët e saj, do të jetë një mundësi e mirë për t’u takuar me dashurinë e saj.

Gjithçka nisi nga një mesazh që Livias i erdhi nga Mevlani kur ishte në lojë. Vetë këngëtari pranoi se ishte ai që e kishte dërguar.

“Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e showbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ia përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën, sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar, sepse lëndohen njerëzit”.

Duket se kur thotë “Lëndohen njerëzit”, ai e ka pasur fjalën për partneren e cila është shtatzënë. E gjitha kjo situatë ka sjellë edhe ndarjen e tij nga e dashura e cila aktualisht është në pritje të ëmbël. Po e kujdesshme është treguar edhe Livia kur është pyetur për Mevlanin, duke mos dashur të japë shumë detaje pikërisht për shkak të situatës së vështirë.

“Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani… “, u shpreh Livia.

Derisa banorja më pas gjatë bisedave në shtëpi tha se e do akoma dhe se nuk mund të harrojë. Ajo së fundmi theksoi se kjo ka qenë një surprizë shumë e madhe duke përfshirë disa gjëra të rënda jashtë.

“Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë”, u shpreh ajo.

Më tej shtoi:Kështu që unë, kam pasur mundësi që të flasim t’i sqarojmë disa gjëra”.

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Mevlan Shaba, ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga reality show.

Ai deklaroi se ishte momenti i duhur për t’u larguar nga ky format dhe ka pasur një reflektim mbi ndikimin e videove që qarkulluan gjatë pjesëmarrjes së tij, përfshirë atë të ish-partneres së tij, Livias.

Ai ka theksuar se mendon se ishte një veprim “i tepruar” dhe se qëllimi kryesor i saj ishte të tërhiqte vëmendje.

Megjithatë, ai ka sqaruar se pas kësaj ndodhi nuk ka pasur ndikim negativ në jetën e tij, duke e diskutuar këtë çështje edhe me partneren e tij aktuale, që sipas tij, e mbështet plotësisht.

Por tanimë kjo histori është mbyllur dhe Mevlani është gati për një rikthim me Livian. Deri më tani nga partnerja e Mevlanit nuk ka pasur asnjë reagim, duke shtuar dyshimet se kjo histori ka përfunduar njëherë e mirë.

Tags: liviaMevlani

të fundit

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me presidentin rus Putin për t’i dhënë fund luftës

Këtë të enjte, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë me presidentin e…

12 minutes ago

‘Miss ShBA’ akuzon kongresmenin republikan Cory Mills se e ka shantazhuar me publikimin e videove intime

Mbretëresha aktuale e bukurisë në ShBA, Lindsey Langston, ka ngritur akuza serioze ndaj kongresmenit republikan Cory Mills (R-Fla.), duke e…

15 minutes ago

Dasmorët në Vlorë ia marrin valles në mes të rrugës, bllokojnë qarkullimin e automjeteve

Tashmë jemi zyrtarisht në sezonin e dasmave dhe disa tradita duket se nuk do të vdesin kurrë. Kështu disa dasmorë…

24 minutes ago

Berisha: Altin Dumani mohon faktet, qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar përdorimin e mbi gjysmë miliard eurosh nga qeveria gjatë periudhës para zgjedhjeve të…

56 minutes ago

Arbana Osmani shijon pushimet familjare në të njëjtin resort luks ku po qëndron edhe Dua Lipa

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet verore,…

1 hour ago

Misteri që rrethon vdekjen e një stilisteje në New York: Ajo u gjet e vdekur në një jaht luksoz

Martha Nolan-O’Slattara, një biznesmene 33-vjeçare dhe themeluese e markës së rrobave të banjës East x East, e cila jetonte në…

1 hour ago