Një model italian pretendon se u pushua nga ‘Met Gala 2024’ pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar. Eugenio Casnighi postoi në TikTok një video ku tregon se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili do të zhvillohet sot në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, pasi pamja e tij u bë virale vitin e kaluar.
“Sapo u pushova nga Met Gala”-tha 26-vjeçari.
Casnighi, i cili ka punuar për Met Gala për dy vitet e fundit, pohoi se nuk mund të fliste për momentin e tij viral sepse kishte nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti. Por kjo ka ndryshuar që kur ai u shkarkua dhe nuk po punon më për to.
“Ata më thanë: ‘Ti tërhove gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjithë për veten, kështu që nuk mund të të mbajmë në punë aty. Na vjen keq’.”
Casnighi përshkroi: “Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Jenner gjithë natën dhe do ta [ndihmoja] me çdo gjë që ajo kishte nevojë.”
Casnighi shpjegoi se agjencia e modelimit për të cilën ai punon dhe Met Gala duan që modelet të punojnë në tapetin e kuq sepse “ata duan që njerëzit të vihen re”.
Ai sqaroi: “Më thanë fjalë për fjalë se ne zgjodhëm ty sepse na pëlqen më shumë se njerëzit e tjerë të jesh me këtë personazh të famshëm, por kur njerëzit fotografuan personazhin e vërtetë, që është Kylie Jenner dhe unë isha pranë saj. sigurisht… përfundova me foto dhe më akuzuan”.
Nga; Andi Bushati Rreth shtatë vite më parë, pikërisht në të njëjtat mjedise ku sot u turrën forcat e policisë,…
Ditën e djeshme, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi nëpërmjet Truth Social, se “takimi i tij i shumëpritur” me homologun…
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka…
Pas bllokimit dhe ndërprerjes së aktivitetit mediatik, ka reaguar shoqëria “Panorama Group” sh.a. Në reagim thuhet se…
Në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, është dhunuar së…
Policia e Beratit, ka arrestuar 53-vjeçarin Dhimitër Kuqi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau aksidentalisht me armë gjahu fqinjin e…