showbiz

Mes puthjesh e përqafimesh, Tan Brama dhe Monika Lubonja ironizojnë Ilirin: Shoqëria e pastër nuk vdes kurrë (VIDEO)

Një tjetër miqësi nga “Big Brother VIP” është prishur së fundmi. Duket se fituesit Ilir Shaqiri nuk po i ecën me marrëdhëniet jashtë dhe pas Sabianit ka “probleme” edhe me Tan Bramën.

Koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ka rrëfyer për herë të parë raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen.

Të lidhura

None found

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.

Pas kësaj nuk ka munguar edhe përgjigja e Ilir Shaqirit i cili nëpërmjet një InstaStory shkroi:

“Respektoji ziliqarët tuaj. Ata janë në fakt personat që mendojnë se jeni më i mirë se ata.”.

Në këtë mesele është përfshirë edhe Monika Lubonja. Aktorja e cila dihet tashmë se nuk ka raporte të mira me Ilir shqirin, se një pjesë e mirë e ish-banorëve, është shfaqur në një festë me Tan Bramën.

Biseda:

Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, por e kisha shumë kohë më parë… Tani.

Tan Brama: Monika kënaqësi që të pashë!

Monika Lubonja: Tani je i mrekullueshëm edhe rroftë sa më shumë miqësia jonë.

Tan Brama: Faleminderit edhe shoqëria e pastër nuk vdes kurrë!

të fundit

Dua Lipa tregon cila ishte shprehja shqipe më e përsëritur në familjen e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një moment të këndshëm nga fëmijëria e saj, duke treguar se…

12 minutes ago

Aktgjykimi i ri ndaj Thaçit dhe rreziku i tensioneve të reja në Kosovë

Vendimi i 17 nëntorit i Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura edhe si Gjykata Speciale, me të cilin ish-presidenti…

25 minutes ago

Si të sigurojmë vitaminë D të mjaftueshme gjatë dimrit?

Vitamina D: Si ta marrim mjaftueshëm gjatë dimrit? — Klan Kosova [...]Read More...

27 minutes ago

Rrezik nga sulmet ajrore në dy rajone polake pas ofensivës ruse në Ukrainë

Banorët e rajoneve Lublin dhe Podkarpackie, në kufi me Ukrainën, kanë marrë mesazhe alarmi për rrezikun e një sulmi ajror,…

27 minutes ago

Një pilulë e re ngjall shpresë të madhe për trajtimin e kancerit të pankreasit

Shpresë e madhe për një pilulë kundër kancerit të pankreasit — Klan Kosova [...]Read More...

27 minutes ago

Ademi: OBRM-PDUKM is our opponent, VLEN is not even consulted about its own ministers

Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka hedhur poshtë pretendimet se BDI është e…

34 minutes ago