Reperi i njohur Noizy u lirua sot nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, që përcaktoi një garanci prej 50 mijë eurosh për të.
Menjëherë pas lirimit, ai u shfaq live në Instagram nga makina e tij, ku shprehu besimin e tij tek sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë, duke shpresuar që çështja të zgjidhet sa më shpejt. Mesazhi i tij, i cili zgjati vetëm disa minuta, u ndoq nga 49 mijë ndjekës, duke thyer edhe rekorde shikueshmërie.
“Kam besim te drejtësia në Shqipëri dhe Kosovë, uroj të zgjidhet sa më parë. Ju dua,” u shpreh Noizy.
Gjatë transmetimit live, Noizy njoftoi fansat e tij se do të vazhdojë të marrë pjesë në koncertet e planifikuara dhe se të mërkurën do të mbajë një super koncert në Stadiumin Selman Stërmasi.
“Sa kisha pa prek telefonin… Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them… Të mërkurën në Stadiumin Selman Stërmasi do të mbajmë një super koncert,” tha ndër të tjerash reperi i njohur.
Kujtojmë se Kosova e ka shpallur në kërkim reperin dhe kërkon ekstradimin e tij, pasi e akuzon për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni, së bashku me grupin e tij.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po përgatit një paketë masash për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, në…
6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...] Read More... The post Binance…
SPAK ka zgjeruar hetimet për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në fokus janë 11 procedura tenderimi për…
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka paralajmëruar rreziqe serioze për ekonominë shqiptare, duke kritikuar paketën e re fiskale dhe mungesën…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me protestat e vazhdueshme në vend,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm…