Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, dhe janë bërë prindër të një vajze të quajtur Emi. Por nëse mendoni se çiftet e njohura, janë ‘të paprekshëm’ nga problemet, e keni gabim.
Jonida ka treguar në emisionin “Natën me Aulonën” se dhe ata kanë patur periudhën e tyre të vështirë, ulje-ngritjet e veta, kryesisht në fillimet e tyre.
None found
“Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim”, tha Jonida duke shtuar se në marrëdhënien me të, ka qarë shumë herë për shumë arsye.
Ajo tregoi se para se të njihte Besnikun, refuzonte kategorisht të mendonte për një lidhje në distancë, por me të kishte ndodhur ndryshe.
Megjithatë, ajo tha se pavarësisht zënkave e problemeve nga distanca, takimet e tyre pas shumë kohësh larg dhe malli, nuk kishte të paguar.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…
Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…
Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…