Ish-banorja e “Big Brother”, Rizarta Hoxha, ka sqaruar situatën e bujshme që u krijua pas transmetimit të një klipi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ku ajo shprehej e habitur, duke thënë se kishte menduar se po fliste me psikologen dhe jo me Vëllanë e Madh.
Ky moment u bë shpejt viral dhe shkaktoi reagime të shumta negative ndaj produksionit.
Megjithatë, pas daljes nga shtëpia, Rizarta sqaroi në “Fan Club” se gjithçka kishte qenë një keqkuptim.
“Ka qenë një keqkuptim. Ka qenë një rrëfim me Vëllanë e Madh, një bisedë me të. Nuk ka qenë bisedë me psikologen, ishte një keqinterpretim i imi apo një mënyrë e gabuar e të shprehurit aty, se si rrëfimi si momenti i surprizës ka qenë një moment aq vulnerabël”, u shpreh ajo.
Rizarta mohoi akuzat se produksioni kishte përdorur bisedat e saj pa autorizim, duke theksuar: “Absolutisht, bisedën e kam bërë me Vëllanë e Madh dhe jo me psikologun, nuk më është përdorur asgjë.”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull…
Tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që goditi Afganistanin lindor ka lënë të paktën 900 të vdekur dhe 3 000 të…
Ish-kreu i SHISH-it, Aleksandër Shulla dhe djali i tij janë vënë zyrtarisht nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria…
Dy javët e fundit, Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,ka qenë i tejmbushur me fëmijë,të prekur nga virozat,…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, paralajmëroi për "realitetin e ashpër politik" në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se "Serbia është në…
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar "By pass", me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës ndaj…