Melania Trump ka surprizuar botën e Hollywood-it dhe atë politike, duke njoftuar krijimin e kompanisë së saj të prodhimit filmik, Muse Films, dhe paralajmëruar dokumentarin shumë të përfolur mbi jetën e saj. Projekti mbështetet nga një marrëveshje historike me Amazon me vlerë 40 milionë dollarë, duke e bërë këtë një nga investimet më të mëdha të platformës në dokumentarë deri më sot.
Në një postim në platformën X, Zonja e Parë publikoi logon zyrtare të kompanisë dhe një promo 10-sekondësh të dokumentarit me titull “Melania”, i cili do të shfaqet ekskluzivisht në kinematë e botës më 30 janar 2026. Videoja promovuese tregon një logo elegante “M” në të zezë dhe argjend, simbol i hyrjes së saj të fortë në botën e filmit.
None found
“PREZANTOJMË: MUSE FILMS. Kompania ime e re e prodhimit. MELANIA, filmi, ekskluzivisht në kinematë në mbarë botën më 30 janar 2026,” shkroi ajo në postim.
Dokumentari premton të ofrojë një pasqyrë intime të jetës së Melania Trump, duke përfshirë edhe momente me Presidentin Donald Trump dhe djalin e tyre, Barron. Sipas raportimeve, marrëveshja me Amazon u finalizua në fund të vitit të kaluar, disa javë para inaugurimit të Donald Trump.
Gjatë një interviste në Fox & Friends, Melania zbuloi se xhirimet nisën në nëntor dhe dokumentari fokusohet te jeta e saj e përditshme, përgjegjësitë dhe përgatitjet për rikthimin në skenën publike.
“Kisha dëshirë të bëja një film për jetën time, ndaj i kërkova agjentit tim të më siguronte marrëveshjen,” theksoi ajo, duke nënvizuar ambicien e saj për t’u bërë prezente edhe në industrinë e filmit.
Një zjarr i madh shpërtheu të premten në tragetin Ro-Ro BLUE CARRIER 2, ndërsa lundronte në veri të Mykonosit dhe…
Këshilli Bashkiak i Tiranës, kërkon pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i dënuar më 16 shtator me 25 vjet burg në procesin për krime lufte, përballet…
Pak pa u mbushur dy javë nga dita kur i shkoi mysafire në zyrat e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e…
Ethet e Nilit Perëndimor vazhdojnë të regjistrohen në Maqedoni në gjysmën e dytë të shtatorit. Që nga 22 shtatori, Instituti…
Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në zonën e Yzberishtit, në Tiranë, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit…