showbiz

Meghan dhe Harry, në shënjestër të talljeve të egra në shfaqje televizive

Që nga fillimi i lidhjes së tyre në vitin 2016, Princ Harry dhe Meghan Markle janë bërë objekt talljeje në shumë shfaqje të njohura televizive, që shpesh kanë vënë në lojë jetën dhe vendimet e tyre personale.

Seriali britanik “The Windsors” u tall me çiftin që në hapat e parë të romancës së tyre, duke ironizuar ambiciet e Meghan për famë dhe ndikimin e Harry-t në këtë drejtim.
Më pas, seriali i animuar “The Prince” në vitin 2021 i përshkroi ata si të papunë dhe të pavlerë për ekranin, ndërsa “South Park” u bë një nga më thumbuesit, me episodin “Turneu Global i Privatësisë”, ku dy personazhe që përfaqësonin çiftin qarkullonin nëpër botë duke kërkuar privatësi… ndërkohë që promovonin një libër personal, shkruan DailyMail.

Në “Family Guy”, çifti u portretizua duke marrë para nga Netflix pa bërë asgjë konkrete. Madje, edhe Trevor Noah, gjatë Çmimeve Grammy 2023, bëri shaka për përshkrimin famëkeq të Harry-t rreth një incidenti intim në kujtimet e tij “Spare”.

As Saturday Night Live nuk kurseu sarkazmën: një segment la të kuptohet se SHBA-të nuk i duan më çiftin, ndërsa u paraqitën si “shkëmbim tregtar” në marrëdhëniet Britani–SHBA.

Në sfondin e gjithë kësaj satire televizive, Harry ka vazhduar të flasë për distancimin nga familja mbretërore dhe betejat e tij ligjore për sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, një sondazh i fundit tregon se ai mbetet ndër figurat më të pëlqyera mbretërore në SHBA – menjëherë pas vëllait të tij, William – ndërsa Meghan qëndron më poshtë në renditje.

Tags: HarryMeghan

të fundit

Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup ditën e sotme u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia…

6 minutes ago

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit korrik, për…

15 minutes ago

Shteti Bektashi, Turqia kundër/ Zyrtari turk i kërkon Elisa Spiropalit tërheqjen e Shqipërisë nga nisma

Turqia ka shprehur rezerva për nismën e themelimit të Shtetit Berktashi në shqipëri! Vërejtjen mësohet se ia ka përcjellë kryetares…

40 minutes ago

Masivi me pisha në Elbasan përfshihet nga flakët, zjarri rrezikon banesën dhe një resort turistik

Mesditën e sotme, një tjetër vatër zjarri mjaft aktive ka shpërthyer në territorin në periferi të qytetit të Elbasanit. Vatra…

56 minutes ago

ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës

Ansu Fati është larguar nga Barcelona për t’u huazuar në kampionatin francez. Djaloshi i dalë nga akademia La Masia, sezonin…

59 minutes ago

Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës, zbulohet aryseja

Milan pritet të heqë dorë nga interesimi për Granit Xhakën për shkak të kostos së transferimit, pavarësisht se mesfushori i…

1 hour ago