Andrra Destani e Sinan Hoxha janë bërë prindër të dy fëmijëve para du ditëve. Andrra ka sjellë në jetë djalin e dytë dhe e gjithë familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur ndau vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka postuar një foto të bebushit pa ja zbuluar fytyrën. I vogli shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu teksa fle gjumë.
None found
“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, duke na zbulur kështu emrin e veçantë të bebushit.
Kujtojmë se fillimisht çifti i njohur e mohuan lajmin e shtatzënisë së dytë të Andrrës, sepse pritën sa të kalonin me sukses muajt e parë. Më pas në dhjetor, gjatë festave të fundvitit, Andrra tregoi se ishte sërish shtatzënë dhe madje zbuloi gjininë e bebushit.
“Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”, shkroi Andrra në një postim
Djali i parë i Andrrës dhe Sinanit ka lindur në maj të 2016-tës dhe për pak muaj do të festojë 5-vjetorin si vëlla i madh.
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke…
Institucionet dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë ndonjë temë,…
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër nismë për të kufizuar fuqinë e gjyqësorit, duke kërkuar nga Gjykata e…
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, në një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, protestat dhe zgjedhjet…
Një skemë që synon të tërheqë artistët dhe profesionistët më të talentuar në Britaninë e Madhe, po shndërrohet në një…
Gjiganti teknologjik Meta është gjobitur me 887 milionë dollarë nga autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave personale, pasi dyshohet…