Luana Vjollca ka rrëfyer një tjetër histori personale, përmes së cilës synon qe të japë mesazhe të fuqishme për gratë. Në episodin e ri të projektit “Thuaje”, moderatorja tregoi se si ishte paragjykuar thjesht për faktin se ishte një vajzë e bukur. Luana tregoi dhe një histori bullizmi në fillimet e karrierës.
“Kam një rast në fillimet e mia, atëherë kur askush nuk besonte se do të isha një moderatore e zonja, ku fjalët ishin se është një vajzë e bukur që vendoset aty për të tërhequr vëmendjen. Unë besoja te vetja ime, punoja shumë drejt asaj sepse nuk mund të bëhesh kurrë ajo që do të jesh pa punuar.
None found
E vetmja gjë është që të besosh te vetja jote, atëherë kur të tjerët nuk besojnë te ti dhe të punosh fort drejt asaj që do. Megjithatë, një koleg i imi vjen dhe më thotë ‘nuk ke pse e përsërit skenarin për shkak se je thjesht një vajzë e bukur. Tekstualisht më tha ‘ti je thjesht një sex appeal’, sot shihesh dhe nesër harrohesh.
Më bëri që të mos e harroja kurrë si koment dhe t’i dëshmoja se nuk jam vetëm aq.“, tha ajo ndërsa përcolli dhe një mesazh. “Vajzat duhet ta duan njëra-tjetrën, ta mbështesin njëra-tjetrën dhe të bëhen bashkë për njëra tjetrën. Suksesi i vetëm në jetën tënde është të jesh ajo që ti dëshiron dhe të punosh drejt saj”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se projektligji për buxhetin e vitit 2027 do të miratohet të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përgjegjësi disiplinore dhe penale për të gjithë zyrtarët institucionalë që kanë neglizhuar detyrat…
UEFA dhe SuperiorjaNë bazë të rishikimit të vendeve për ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet e UEFA-s, klubet shqiptare mund të përfitojnë…
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka rrëfyer ndjenjat e ankthit që kishte përpara se të fitonte Topin e Artë…
Opozita i është bashkuar protestës së studentëve, të cilët janë mbledhur përpara ministrisë së Arsimit. Partia Demokratike nisi protestën e…
Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…