Arjola Demiri ishte e ftuara e kësaj të hënë në “Në Kurthin e Piterpan” ku nuk munguan pyetjet e sikletshme. Mes tyre aktorja u pyet edhe për miqësitë që aktorja e njohur Arjola Demiri krijoi në BBV, një pjesë e të cilave janë komentuar jo pak edhe pas përfundimit të spektaklit. E ftuar këtë të hënë në Kurthin e Piter Panit, Arjola iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve, edhe kur ato ishin pak më delikate.
Miqësia e shumëkomentuar e Arjolës me Monikën nuk ka mbetur pa u komentuar nga të gjithë. Ka ndodhur një krisje, një qejfmbetje nga njëra apo tjetra?
Përtej deklaratave publike, herë “thumbuese”, herë të drejtpërdrejta, Arjola sot nuk preferoi të zgjidhte Monikën. Por as Fifin, këngëtarja që krijoi një lidhje të fortë me Monikën në BBV.
Kështu, fëmijët e pyetën Arjolën nëse ka më shumë shoqe Monikën apo Fifin, por aktorja preferoi ta shmangë, si fillim. Këmbëngulja e tyre bëri që Arjola të zgjedhë dikë tjetër:
“Mes këtyre dy shoqeve, unë kam më shumë shoqe Ilirin”- tha ajo si me shaka, por me kaq i tha të gjitha. Të paktën u kuptua që raporti me Monikën nuk është ai i BBV.
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të…
Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka komentuar një lajm…
Spektakli i së hënës u shoqërua me momente tensioni dhe replika të forta mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, duke…
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e…
Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj të fundit derisa ishte në “Grande Fratello” në Itali. Ajo kishte…
Xheneta Fetahut duket se nuk po i pëlqen aspak roli i Leonora Jakupit si opinioniste në Big Brother VIP Kosova.…