Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Graniti ishte shumë i afërt me Fifin, por pas eleminimit të tij, që u konsiderua si pasojë e penalizimit nga këngëtarja, ai i ka parë gjërat ndryshe…
I ftuar mbrëmjen e djeshme në panelin e banorëve të eleminuar të “Big Brother”, Graniti tha se ai ka sakrifikuar për Fifin.
“Që prej fillimit Fifin e kemi parë të viktimizuar, dua ta sqaroj këtë se për publikun është më e rëndësishme tani që i shoh gjërat nga jashtë. Por aq sa ka qenë viktimë Fifi, kam qenë dhe unë përderisa dhe ajo ka deklaruar që ka një person jashtë për të cilin ka ndjenja akoma. Unë sakrifikova për të lojën e ‘Big Brother’”, tha modeli.
“Graniti e ka sakrifikuar lojën për një njeri që në të kaluarën ka pas probleme mentale”, tha ish-futbollisti, deklaratë që u komentua shumë në rrjet, duke e detyruar atë, të bënte një sqarim. Pak pas spektaklit, ai ka shkruar në Instastory se këtë e ka deklaruar edhe vetë Fifi brenda shtëpisë, pasi ai nuk e ka njohur para hyrjes aty.
“SQARIM: Nuk ishte dekalarata ime ajo që “ka pas probleme me shëndetin mental në të kaluarën”, ajo ishte deklarata e vetë Fifi-t që na e rrëfeu sa ishim aty brenda sepse unë se kam njohur më herët. Gjithsesi unë do vazhdoj t’bëj tifo për të”, shkruan Graniti.
Në spektaklin e mbrëmshëm, ai bëri edhe një deklaratë ‘xhelozie’ kundrejt Fifit, pasi deklaroi se teksa ka ndjekur nga larg qëndrimin e banorëve, ka konstatuar se këngëtarja ka gjetur shpejt ngushëllimin tek Dj Dagz.
Turqia do të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar çdo përpjekje për të copëtuar Sirinë dhe për të parandaluar çdo përpjekje…
Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se,…
Ministria e Jashtme e Iranit tha të martën se rivendosja e sanksioneve do të krijonte ndërlikime të panevojshme dhe do…
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Livadhja të Vlorës ku një 49-vjeçar ka rënë në pranga të…
Kim Kardashian njihet për interesin e veçantë për veshjet e shtrenjta dhe çantat zënë një vend të veçantë në gardërobën…