Categories: showbiz

Me një video, Jasmina dhe Ola tregojnë hapur se na kanë gënjyer të gjithëve (VIDEO)

Jasmina dhe Ola kanë qenë një nga dyshet më të diskutuara në “Për’puthen”. Ola u paraqit si armike e Jasminës në fillim të emisionit dhe zbuloi se ato kishin qenë shoqe e nuk flisnin më me njëra-tjetrën.

Gjatë një përballje në “Për’puthen” ato të dyja treguan se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.

Mirëpo videot dhe fotot e publikuara në media e rrjete sociale kanë treguar gjithmonë të kundërtën. Ato të dyja janë parë shpesh gjatë kësaj kohe në shoqërinë e njëra-tjetrës, që do të thotë se armiqësia mes tyre nuk ka qenë fare e vërtetë, por është bërë e gjitha për efekt të spektaklit.

Tashmë që Jasmina nuk është më pjesë e emisionit, ato të dyja kanë vendosur të tregojnë vetë si është e vërteta. Sot Jasmina ka publikuar një video me Olën, ku të dyja thonë se nuk ju intereson se çfarë thonë të tjerët për to. Edhe pse të gjithë e dimë tashmë se ato kanë qenë gjithmonë shoqe, Ola ka komentuar poshtë videos së Jasminës:

“Fillim i ri dashuria ime”.

Ndërsa Jasmina ja ka kthyer: “Pa fat në dashuri, por ky fat kaloi në shoqëri”.

Gjithashtu sot Jasmina i bëri një surprizë Olës sot për ditëlindje dhe tha se raporti mes tyre është rregulluar rrugës.

të fundit

Jasir Asani nuk ndalet, shënon golin e 8-të të sezonit dhe “rrëmben zemrat” e Gwangju (VIDEO)

Sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani, vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive me Gwangju. Në ndeshjen ndaj Gimcheon Sangmu, Asani ia doli…

14 minutes ago

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku

Ditën e sotme, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Saimir Boshnjaku,…

28 minutes ago

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ,ka vendosur rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mbi heqjen e…

49 minutes ago

Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec

Ditën e sotme, një kioskë druri që shërben ushqime të shpejta përgjatë shëtitores në Pogradec, është përfshirë nga flakët. Dyshohet…

1 hour ago

“Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

Një debat me nota ironie dhe sarkazme ka tërhequr vëmendjen së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e…

1 hour ago

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis: Aktori ka humbur aftësinë për të folur e për të lexuar

Ikona e kinemasë amerikane, Bruce Willis, po përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së tij shëndetësore si pasojë…

1 hour ago