Categories: showbiz

“Më mirë të ulem në shtëpinë time”, pse Zayn nuk e shoqëroi Gigi-n në MET Gala (FOTO LAJM)

Gigi Hadid u shfaq në Met Gala 2021 dhe dukej mahnitëse e veshur me Prada. Po ajo që ra në sy ishte se modelja kaloi e vetme në tapetin e kuq – pavarësisht spekulimeve, ose më saktë shpresës së fansave, se i dashuri i saj Zayn Malik do të ishte i pranishëm.

Pra, ku ishte Zayn? Ai nuk e ka shpjeguar mungesën e tij, por më parë ka thënë se Met nuk është aspak për të. Deklaratën e ai e bëri dikur në një intervistë me GQ.

Të lidhura

None found

“Nuk është diçka në të cilën do të shkoja,” tha ai. “Më mirë të ulem në shtëpinë time, të bëj diçka produktive, sesa të vishem me rroba të shtrenjta dhe të fotografohem në një tapet të kuq … të mburrem ‘Më shikoni, ai në tapetin e kuq jam unë’! Kjo nuk është për mua.”

Zayn mori pjesë në Met Gala një herë në vitin 2016, me Gigi-n, por prej asaj kohe nuk është shfaqur më dhe duket se nuk ka ndërmend ta bëjë as në të ardhmen.

Megjithatë, komentet e Zayn kanë çuar në mënyrë të pashmangshme në spekulime se ai është përjashtuar nga Met Gala, nga Anna Wintour. Në fakt, nuk do të ishte çudi dhe as nuk do të ishte i vetmi. Tina Fey nuk është ftuar më në Met Gala që kur e sulmoi atë te David Letterman, duke e quajtur ngjarjen një “paradë të turpshme”.

Kujtojmë se Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë krijuar tashmë një familje bashkë. Në shtator të 2020-s ata u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Khai.
Gigi është aktive në rrjetet sociale, por Zayn është shumë indiferent. Ai i qëndron larg medias.

të fundit

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

3 hours ago

Between 600 and 700 babies are born prematurely in Skopje each year, as doctors face the challenge of keeping them alive

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

3 hours ago

Mickoski says he is shocked and offended by Blendi Hodai’s statements

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

3 hours ago

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

4 hours ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

4 hours ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

4 hours ago