Motra e Erjolës, Ada Doçi, e ftuar këtë të diel në “Big Brother Fan Club”, u përlot teksa fliste për ankthin që moderatorja përjetoi pak ditë më parë brenda shtëpisë.
Sipas saj, Erjola nuk ka pasur situata të tilla më parë, por theksoi se ajo shprehet shumë pak dhe është e rezervuar.
“Erjola jeton vetëm prej 7 vitesh. Ia ka dalë gjithnjë vetëm, është e zonja e vetes. Erjola është tip i mbyllur, nuk shprehet shumë. Nuk ka pasur episode të tilla jashtë. Për gjëra personale, nuk shprehet, por ka momente që shpërthen se njerëz jemi. Erjola nuk ka qëndruar asnjëherë mbyllur. Aty brenda ka dhe presionin e publikut, kamerave, banorëve të tjerë”, tha Ada.
Javën e kaluar moderatorja përjetoi një gjendje të rënduar emocionale. Ajo tha se kishte probleme me frymëmarrjen dhe shkak ishin faktorë si syri i keq dhe magjia. Por, gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Erjola tregoi se përjetoi një gjendje ankthi dhe pas takimit me psikologen, tani ndihet mirë.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni të pasigurt për ndjenjat e…
Është shfaqur një klip në Prime të Big Brother VIP Kosova 4 për Klodian Mihajn, Elijona Binakajn e Londrim Mekajn.…
Londrim Mekaj ka hedhur dyshime për Klodian Mihajn nëse është biseksual. Në klipin përmbledhës që u publikua në Prime shihet…
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur…
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ikjes së dritave ndë disa zona të Tiranës. Në reagim thuhet se…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia ka përgatitur një sulm masiv kundër Ukrainës, duke u bërë thirrje…