Hailey, partnerja e Justin Bieber është mjaft aktive në Tiktok. Së fundmi një video e saj është bërë virale.
Duket se po u drejtohet fansave të ish-të dashurës së bashkëshortit të saj, Selena Gomez. Modelja, e cila është e martuar me Justin Bieber, shpesh përballet me komente për ish-in e tij Selena Gomez.
“Kjo është për ju në komentet e mia çdo herë që postoj”, ka shkruar ajo në video.
“Ka kaluar mjaft kohë,” tha modelja 25-vjeçare, e cila ndeshet rregullisht nga komentet e trollëve që e krahasojnë me këngëtaren 29-vjeçare, duke iu referuar se sa kohë ka kaluar që nga ndarja e Gomez dhe Bieber.
“Unë jam duke u marrë me punët e mia. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë, ju lutem”, filloi ajo, duke theksuar se ishte “e vlefshme” ta linin të qetë, sepse kishte kaluar shumë kohë.
“Ju lutem. Vërtet. Kjo është kërkesa ime e vetme. Nxirreni mllefin diku tjetër, ju lutem, “përfundoi ajo videon.
Vitin e kaluar, Baldwin u tall nga fansat e këngëtares “Lose You To Love Me”, të cilët thërrisnin “Selena” teksa ajo po ngjitej në shkallët e Met Gala.
@haileybieberthis is for you guys in my comments every single time I post
Nga; Andi Bushati Rreth shtatë vite më parë, pikërisht në të njëjtat mjedise ku sot u turrën forcat e policisë,…
Ditën e djeshme, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi nëpërmjet Truth Social, se “takimi i tij i shumëpritur” me homologun…
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka…
Pas bllokimit dhe ndërprerjes së aktivitetit mediatik, ka reaguar shoqëria “Panorama Group” sh.a. Në reagim thuhet se…
Në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, është dhunuar së…
Policia e Beratit, ka arrestuar 53-vjeçarin Dhimitër Kuqi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau aksidentalisht me armë gjahu fqinjin e…