showbiz

“Më lini të marr frymë…”/ Alaudini përgjigjet për ‘BBVK5’

Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” u mbyll me fitoren e Londrimit, duke shënuar një tjetër sezon të suksesshëm për formatin shumë të ndjekur në vend. Megjithatë, edhe pse finalja është ende e freskët në kujtesën e publikut, vëmendja tashmë është zhvendosur te ajo që pritet të vijë.

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, ndjekësit besnikë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur të pyesin për edicionin e ardhshëm. Kurioziteti i tyre nuk ka munguar as në rrjetet sociale, ku pyetjet për sezonin e pestë janë bërë të shumta.

Të lidhura

None found

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, është përballur drejtpërdrejt me këto pyetje gjatë një bashkëbisedimi virtual në Instagram. Një ndjekës e ka pyetur hapur: “A do të ketë BB5?”, duke kërkuar një konfirmim për vazhdimësinë e formatit.

Hamiti ka zgjedhur t’i përgjigjet me nota humori, duke lënë të kuptohet se ka nevojë për pak pushim pas intensitetit të sezonit të katërt.

“Më lëni pak të marr frymë prej BBK4 pastaj flasim për sezonin 5,” është shprehur fillimisht ai.

Megjithatë, moderatori ka dhënë edhe një sinjal të fortë për vazhdimin e spektaklit, duke shtuar:
“Duke marrë parasysh suksesin, impaktin dhe shikueshmërinë absolute që ka ky format, BIG-u i Kosovës me shumë gjasa do ta ketë sezonin tjetër, me ose pa mua.”

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, deklarata e Hamitit ka rritur pritshmëritë për “Big Brother VIP Kosova 5”. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ai do të jetë sërish në rolin e moderatorit apo jo.

Tags: Alaudinibbv

të fundit

Roma shkatërron 5-1 Parmën, Malen shënon katër gola

Roma ka shënuar një fitore bindëse në udhëtim ndaj Parmës, duke triumfuar me rezultat 5-1 në kuadër të kampionatit italian.Skuadra…

8 minutes ago

Përfundon tubimi i së shtunës kundër ekzekutivit

Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë. Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati…

9 minutes ago

Estonia i vendos bllokadë Rusisë, mbyll kufirin më 1 dhjetor; familjet nxitojnë të takojnë të afërmit

Estonia do të mbyllë nga 1 dhjetori të pesë pikat e kalimit kufitar rrugor me Rusinë, duke shkaktuar radhë të…

12 minutes ago

Ofensiva e Audi për vitin 2027: 7 modelet e reja që do të sfidojnë BMW dhe Mercedes

Audi po vazhdon transformimin e gamës së saj të automjeteve, duke përgatitur disa modele të rëndësishme për vitin 2027. Prodhuesi…

19 minutes ago

Pas 1.200 tentativash dhe dy muaj stërvitje, Hovi realizon manovrën e pamundur me motoçikletë

Motoçiklisti realizon për herë të parë në botë një “kickflip” me motoçikletë.Banks Hovi ka realizuar një marifet që më parë…

20 minutes ago

Kurti bën të ditur ecurinë e projekteve të banimit social dhe të përballueshëm në disa komuna

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna…

21 minutes ago