Mevlan Shaba është konkurrenti më i vjetër në “Për’puthen”, pasi është pjesë e programit që nga fillimi i këtij sezoni. Ai ka dalë në takime me vajza të ndryshme, por vetëm së fundmi mori vendimin e rëndësishëm.
Djali nga Kavaja deklaroi se ishte në emision vetëm për Ledjanën, madje më pas edhe kjo e fundit bëri të njëjtën deklaratë.
None found
Por një ditë më parë Mevlani i habiti të gjithë me postimin që bëri në “Instastory”. Ai ndau me ndjekësit një foto të tij, të cilën e kishte shoqëruar me këngën “Love Story”.
Ai ka shkëputur nga kënga pjesën ku shprehet: “Më theve zemrën tani je me tjetër tregomë a m’ke harru. Ty gabimet të mbetën shkatërrove veten, tash je tu më kërku”.
Por vëmendjen më të madhe e ka marrë shkrimi që ka shkruar në foton e tij. “Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”, shkruan ai, duke i lënë fansat me pikëpyetje se çfarë ka ndodhur.
Këto kohë Mevlani ka treguar se gjërat me Ledjanën po shkojnë më së miri, madje ai e ka surprizuar këtë të fundit edhe me dhurata jashtë emisionit. Të presim për të kuptuar se për kë e kishte këtë dedikim konkurrenti i “Për’puthen”.
Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë…
Një incident serioz i sigurisë detare është raportuar në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije tregtare është goditur nga një…
Gjatë një interviste të dhënë për “VIP Magazine”, një deklaratë e papritur ka ardhur së fundmi nga ish-deputeti Kujtim Gjuzi,…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81 lekë, në shitje me 82.2 lekë. Euro, do…
Shqipëria po përballet me një raund të ri shqyrtimi ndërkombëtar, pasi një delegacion i Këshillit të Europës përfundoi një mision…
Këtë të mërkurë vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak,…