showbiz

“Më lanë në mes të katër rrugëve”, Ronela Hajati me lot në sy: Kam paguar vetë hotelin e stafit në Eurovision

Këngëtarja Ronela Hajati, e ftuar sonte në “Më lër të flas”, rrëfeu si asnjëherë më parë, përjetimet nga kritikat e marra për përfaqësimin në “Eurovision”.

Ronela, që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, vitin e kaluar, u shpreh e lënduar për “lumin e vërejteve” sikurse e cilësoi, që dëgjonte teksa qëndronte në Itali.

Të lidhura

None found

“Nuk kam folur asnjëherë për Eurovisionin, sepse e kam mbajtur për vete. Kur kam qenë, kam parë një lum kritikash, vërejtjesh. E kam kënduar atë këngë kudo në Evropë, ndërsa këtu shumë njerëz më kthyen shpinën. Të gjithë e dinë si jam unë në skenë. Çdo gjë që do të bëja ishte e mirëmenduar. Por, ai nuk është një festival i këngëve kombëtare, nuk është një vend ku duhet të këndosh një këngë që të përfaqësojë traditat apo kulturën e shtetit tënd. Është një festival esktramodern, jashtë çdo pritshmërie. Mbase tingëllon egoiste, por unë atje kam menduar të bëj show për emrin tim”.

Sipas saj, stafi i Radio Televizionit Shqiptar, nuk i dha buxhetin e kërkuar, madje pagoi vetë për klipin prezantues apo edhe qëndrimin në hotel.

“Marrëdhëniet që kam pasur atë vit me stafin e RTSH-se, kanë qenë shumë të serta. Unë doja një skenë gjigante, por si buxhet, nuk m’u dha kurrë. Unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues, ta paguaja vetë. Të shikoje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne qëndruam në një motel në periferi, sa që fansat nuk dinin ku të na gjenin. Nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, as një ‘suksese’. Nuk kam pasur asnjë lloj mbështetje. Është turp, jo për të ardhur keq. Ne duhet të rrinim edhe katër ditë derisa të mbaronte Festivali, ata ikën dhe unë ndjenja vetëm”.

Më lanë në mes të katër rrugëve, unë pagova hotelet e gjithçka vetë, rrëfeu Ronela me lot në sy.

“Nuk e kuptova se përse ndodhi, sepse unë jam përpjekur me të gjithë dashamirësinë, u mundova shumë që të dilte sa më bukur. Unë pata shumë gabime që i bëra atje, e pranoj. Mund të dilte performancë më e ngjashme me atë në RTSH. Atje këndoje para 30 mijë personave çdo dy ditë. Gjithë ai gëzim i madh, ti harron që nuk duhet ta lodhësh zërin. Por, mbështetja nga ata që duhet të më mbështesin, kanë qenë zero”.

Ajo e cilëson të neveritshme mënyrën se si është gjykuar në median shqiptare. Gjatë Festivalit, në Shqipëri bëheshin emisione, ku të ftuarit vetëm më shanin, tha artistja gjatë intervistës.

“Çdo ditë, këtu bëheshin emisione, ku kishte njerëz që thoshin ajo vajza në fëlliqi, na turpëroi, doli e zhveshur. Nuk dua ta kujtoj se më mbushen sytë me lot, por ka qenë e neveritshme të merresh me një artiste, kur të gjithë e kanë ditur që ka qenë e mirëmenduar. Të mblidhen edhe emisione politike, për të sharë mbarë e prapë një artiste. Mirë apo keq, kënga ime është e vetmja që është shndërruar në hit. Sot e kësaj dite, vazhdon edhe luhet në çdo club. Por, ne suportin ndaj njëri-tjetrit e kemi zero, është për të ardhur keq. M’u duk sikur dështova, thashë karriera ime ka mbaruar”.

Ndërkohë, artistja e disa hit-eve, tregoi më shumë për albumin e saj të ri “Bardh e zi” dhe arsyen përse zgjodhi këtë titull.

“Të gjitha videot janë bardh e zi, në shpirtin tonë, ka edhe të bardhë, edhe të zezë. E gjithë jeta jonë, sado që ka ngjyra, edhe ne vetë duam ta shohim ndonjëherë bardhë e zi. Muaji dhjetor është muaji tipik, që sado ka ngjyra të bukura, ka njerëz që ndihen vetëm bardhë e zi. Por, këto këngë, kanë shumë ngjyra brenda”.

Por, kush e frymëzon Ronela Hajatin?

“Njeriu frymëzohet nga ndjesitë që përjeton. Por, nuk kam këngë, që të them këtë e kam për x person. nuk kam bërë dedikime të tilla, por marr inspirim nga jeta e përditshme. Edhe nëse ka ndonjë gjë personale, unë e 10-fishoj në tekst”, u përgjigj 34-vjeçarja.

të fundit

Sot koncerti i Kanye Wast në Tiranë/ Kufizime të qarkullimit, ja rrugët që do të bllokohen

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka njoftuar se, në kuadër të aktivitetit muzikor “YE”, që do të zhvillohet sot në…

9 minutes ago

Nationwide protest against Rama enters its 42nd day, with Albanians from the diaspora also joining today’s rally

Protesta kombëtare kundër qeverisë vijon edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e saj të 42-të. Organizatorët kanë njoftuar…

10 minutes ago

“If they eliminate me, I have left clear instructions,” Trump says the US-Iran ceasefire is over: I hope you’ll miss me

Pas goditjeve të ditëve të fundit, armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit tashmë duket si diçka e së shkuarës.…

10 minutes ago

“The capital is under attack, take shelter in safe areas,” moments of fear in Kyiv after powerful explosions in the early hours of the morning

Në Kiev, në orët e para të së shtunës, u dëgjuan të paktën pesë shpërthime, ndërsa autoritetet paralajmëruan për një…

10 minutes ago

Plane crash in the Bahamas kills 10 people, victims are believed to include members of a music group

Një aksident ajror me një avion të vogël në Bahamas ka përfunduar me 10 viktima. Ngjarja e rëndë ndodhi në…

10 minutes ago

Trump threatens Iran again: 1,000 missiles are ready to be launched if you kill me! The orders have been given, we will completely annihilate you

Në një postim në Truth Social, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit…

10 minutes ago