showbiz

“Më la sepse donte grua shqiptare”, rrëfehet si rrallëherë bashkëshortja e Lorik Canës

Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica, ka zbuluar prapaskena interesante nga fillimet e lidhjes së tyre.

Personat më të rëndësishëm dhe më të afërt të ish-futbollistit shqiptar kanë folur në dokumentarin “Lorik”, i cili iu kushtua kapitenit legjendar.

Të lidhura

None found

Monica e ka treguar historinë e dashurisë me ish-futbollistin e Lazios dhe të disa skuadrave të njohura evropiane, duke zbuluar se fillimi nuk ka qenë aspak i lehtë.

Ajo ka treguar se ish-mesfushori dhe njëherësh qendërmbrojtësi i dikurshëm shqiptar përkohësisht i kishte dhënë fund lidhjes së tyre vetëm për faktin se e dëshironte një grua shqiptare, por që gjërat ndryshuan më pas dhe se dashuria e tyre u kurorëzua me martesë.

“Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte një tryezë e madhe dhe unë ulem përballë. Aty ishte edhe Loriku dhe shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje. Në fund vjen kamerierja për ta sjell faturën dhe ma sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin. Kur shkoj në shtëpi i shkruaj: ‘Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje’. Ai nuk më tregoi se ishte futbollist, më tha se do të largohej për një javë për arsye të punës dhe do të më shkruante kur të kthehej. Ai ishte në grumbullim me Kombëtaren”, tregon fillimisht në dokumentar bukuroshja italiane.

“Kemi dalë pasi është kthyer dhe pas tre muajsh më la. Më la sepse e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq sepse më la thjesht për faktin që isha italiane dhe se isha dikush thjesht për ta kaluar kohën. I thash: ‘Në rregull, paç fat’. Disa kohë më vonë ndodhesha në një servis dhe e dëgjoj një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan dhe më thotë jo. I them se mund të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish për të mos u ndarë më “, e vazhdon rrëfimin Monica Cana.

të fundit

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

5 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

13 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

19 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

20 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

20 minutes ago

El Niño hits Bolivia as national emergency declared over droughts and floods

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

20 minutes ago