Një prej yjeve që parakaloi në tapetin e kuq mbëmjen e djeshme ishte edhe Sara Hoxha, e cila u shfaq në premierë vetëm, por shkëlqeu. Ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar përveç faktit që nuk ishte me Ledrin, ka qenë fakti se Sara është dukur pa humor dhe e mërzitur. Përmes një videoje në “Instastory”, Sara ka treguar se ka bërë një ndërhyrje.
“Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet”, ka thënë Sara.
“Gummy Smile” është termi që përdoret për të përshkruar fenomenin e shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes.
Mëngjesin e sotëm, një kamion është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë,…
Raporti i Tranzicionit 2025–26 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”,…
Sot, 27 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 80.9 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës…
Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt. Sërish u diskutua…