Heidi Baci ka zbuluar se ende nuk ka pasur komunikim me ish-banorët e “BBV”. Këtë ajo e zbuloi sot teksa ishte e ftuar në “Wake up”.
Po ashtu, ish-banorja u pyet se cila eksperiencë ishte më e bukur, ajo në Shqipëri apo “Grande Fratello”. Heidi u shpreh se “BBV” i ka pëlqyer shumë, edhe pse ka pasur probleme me gjuhën dhe me përshtatjen.
Pyetje-përgjigje:
PYETJE- Ke komunikuar me banorët e tjerë pas daljes?
HEIDI- Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur.
PYETJE-Do të doje të flisje me ndonjë?
HEIDI-Julin ndoshta mund të takoja.
PYETJE-“Grande Fratello” apo “Big Brother VIP 3”, cilën do të zgjidhje si eksperiencën më të bukur?
HEIDI-Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. “/. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten.
PYETJE-Të ka shkruar ndonjë nga banorët e “Grande Fratello” në Itali?
HEIDI-Kam folur me Beatrice Luzzin, është shumë e mirë. Tani që do shkoj do e takoj për një kafe. Të di edhe se çfarë mendon për Eglën (qesh).
Një 35-vjeçar, administrator i një farmacie në Tiranë, është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se tregtonte medikamente mjekësore…
"Po më arrestojnë...", ky ka qenë mesazhi dërguar familjarëve nga Daniel Shima, ish-zv.drejtor i AKSHI-t i cili u denoncua i…
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur, në kërkim në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e…
Këtë të enjte, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut. Ai do të merret…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire në SHBA, ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët…
Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga…