showbiz

“Më ka mbajtur me bukë”, Luizi Ejlli zbulon kë konkurrent mbështet në DWTS (VIDEO)

Ditën e nesërme, do të nisë spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”.

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, do të jetë gjithashtu i pranishëm nesër në studio, por jo si garues. Ai do të këndojë kolonën zanore të filmit të ri me Olta Gixharin, “Në Kuadër të Dashurisë”, që pritet të dalë së shpejti në kinema.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka lajmëruar ndjekësit e tij për faktin që do të jetë i pranishëm në spektakël, por ka zbuluar gjithashtu edhe për cilin konkurrent do të bëjë tifo.

Luizi tregon se mbështet me mish e me shpirt mikun e tij, Elvis Pupën, me të cilin ndau edhe eksperiencën e “Big Brother VIP”.

“Përshëndetje të gjithëve nga unë Luiz Ejlli dhe e madhja Kiara Tito. Siç e dini nesër nis Dancing dhe unë do të jem aty për të kënduar këngën e kolonës zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Nuk jam në juri si flitet lart e poshtë, ama do të jem aty me mish e me shpirt për vëllain tim, mikun tim Elvis Pupa. Ju ftoj gjithëve t’a mbështesni, mos harroni se më ka mbajtur me bukë, me atë mega super tasqebab që bënte ai, është i paparë. Kiara nuk e hante, lëngun thoshte, dua i çik lëng. Uroj t’ju pëlqejë. A kërcen mirë, a kërcen keq, e vendos juria aty. Unë them t’a mbështesim. Është djalë i mirë, djalë me vlera. Vëllai im të shkoftë mbarë. Lart e më lart, unë do të mbështes deri në ditën e fundit”, tha Luizi.

të fundit

Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…

53 minutes ago

Noka: E frikshme, fëmija i arrestuar u lutet policëve ‘aman ju hëngsha m*tin, mos më rrihni’

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore…

59 minutes ago

“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha paralajmëron vijim të tubimeve: Protestë jo për një parti, por për ndërgjegjen qytetare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike…

1 hour ago

“Përdorën gaz lotsjellës 3 vite të skaduar, ishte kthyer në helm”, Berisha: Proda i krimit përdori dhunë të egër, 5 banditë tërhoqën zvarrë një 10-vjeçar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar në një konferencë…

2 hours ago

Dj.Gimbo zbulon këshillën që ia ka dhënë Gjesti para hyrjes në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së Big Brother VIP Albania iu bashkua një tjetër personazh: Dj.Gimbo (Gëzim Blakaj). Ai hyn në…

2 hours ago

‘Courrier des Balkans’ intervistë me Berishën/ Kreu i PD: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, qeveria teknike të organizojë zgjedhje të lira dhe mos të prekë gjyqësorin

Në Shqipëri, Partia Demokratike po bën thirrje për një rikthim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe…

3 hours ago