Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka reaguar pas ngjarjes së trishtë që ndodhi në Gjermani, ku u vra 28-vjeçarja shqiptare Jetmira Beka nga ish-bashkëshorti i saj.
Fjoralba shkruan se i ka hyrë frika për të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.
“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palce frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri qe vetem i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”-shkruan ajo.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Aachen në Gjermani, ku 28-vjeçarja Jetmira Beka me origjinë shqiptare u masakrua me thikë në një parkim.
Mediat e huaja shkruajnë se autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës 20 maj. Autori është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes së rëndë të shtunën, ku ka rrëfyer përpara hetuesve krimin.
Pamje dramatike janë publikuar nga mediat e huaja të sulmit me dy viktima në Universitetin Brown në SHBA. Në video…
Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që synojnë reduktimin…
ELBASAN – Një nga operacionet më të mëdha kundër krimeve mjedisore në vitet e fundit është finalizuar nga Drejtoria Vendore…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kthimin e Belinda Ballukut në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Rama tha…
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për disa orë për shkak të protestës…
Në mbledhjen e kryesisë së PD, kreu i PD-së, Sali Berisha dhe Ervin Salianji janë përfshirë në debat, ku shkak…