Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën
Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij. Madje, Atkinson mund të jetë kthyer në aktorin tuaj të preferuar për shkak të rolit si “Mr Bean”.
None found
Po si duket sot ai?
“Mr Bean” është shfaqur së fundmi shumë larg personazhit të tij ikonik. Ai po bën xhirime për një serial të ri në Netflix “Man Vs Bee”, ku shihet me flokë të gjata dhe të thinjura e me një këmishë të kuqe me kuadrata. Ky serial u krijua nga Rowan dhe Will Davies dhe do të ketë 10 episode.
Më herët, me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson “ka hapur thesin” dhe ka rrëfyer gjëra që s’i kishte thënë më herët për publikun.
Ndër të tjera, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve ’90, “Friends”, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit.
Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek “Mr Bean”, ndërsa tek “Friends” në vitin 1997.
Mirëpo, kjo skenë u përsërit nga Roëan Atkinson në vitin 1998, duke u bërë njerëzit të mendojnë se “versioni origjinal” i kësaj batute ishte ai i “Friends”.
“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- është shprehur Atkinson.
Këtë të enjte, një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament në Durrës. Sipas raportimeve të…
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se ligji…
Vioresin SinaniPak orë më parë u përfol mbi një dorëheqje të drejtorit sportiv të Vllaznisë, Vioresin Sinani, i ardhur si…
Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke e cilësuar futbollistin kosovar si një “fenomen”…
MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në „Pyjet Kombëtare“ në Demir Kap të cilët dyshohen…
Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti, ka dhënë detaje pas avarisë së 7 tetorit e cila shkaktoi ndërprerjen e energjisë…