Fifi dhe Young Zerka, kanë publikuar së bashku pesë këngë të reja. Ata kanë publikuar EP e tyre të parë së bashku që mban titullin “Kameleon” dhe teksa ishin të ftuar në studion e “Wake Up” kanë zbuluar më shumë rreth këtij projekti.
Young Zerka deklaroi se me Fifin ka shumë kimi, ndaj dhe e kanë pasur shumë të lehtë të krijonin këngët.
“Nuk ka qenë aspak i vështirë sepse kemi atë kiminë bashkë. Nëse jam me Fifin i nxjerrim direkt disa këngë bashkë”
Mirëpo, gjatë intervistës, Fifi u pyet se nëse do të shkojë në Eurovizion dhe të përfaqësojë vendin. Ajo deklaroi se nëse bëhet në Kosovë do shkonte, duke nxitur dyshimet se ka hatërmbetje me festivalin që zhvillohet në Shqipëri.
Pyetja– A ka menduar Fifi ndonjëherë që të shkojë në Eurovision?
Fifi: Nëse bëhet në Kosovë, po. Më falni që jam kaq e sinqertë, por… Nëse hiqet ky mendimi që ne duhet të shkojmë me një këngë shumë dramatike, ‘përrallore’, atëherë duhet ta mendojmë.
Young Zerka: Po të shohim në Eurovision kanë fituar ata që kanë qenë më të veçantët. Kohët kanë ndryshuar.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot mund të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e…
Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir…
Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata…
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve, një fëmijë ka…