showbiz

Më e dashuruar se kurrë me biznesmenin, Diola Dosti: Për herë të parë vendosa të ndjek zemrën

Diola Dosti sapo është kthyer nga pushimet ekzotike në Bali, Indonezi, nga të cilat ka postuar video e foto fantastike, plot ngjyra e natyrë, pa harruar të ndajë edhe këshillat e saj me ndjekësit.

Megjithatë, këshillat nuk kanë qenë e vetmja gjë që janë bërë pjesë e postimeve. Prej pak kohësh, nutricionistja po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu.

Në bisedën në “Rudina” në Tv Klan, ndërsa flet me sytë që i ndrijnë, Diola e përshkruan si një surprizë të paparashikuar.

Njohja e tyre ka ndodhur në koncertin e Vesa Lumës, ku krejt rastësisht karriget e tyre ishin pranë dhe duket se kjo afroi edhe zemrat.

Diola Dosti: Sigurisht. Zhvilluam një lloj bisede që kishin kaluar 4 orë dhe nuk e pamë, jemi takuar në orën 8 dhe vajti ora 12, pamë që thjesht koha kishte fluturuar.

Në atë koncertin e radhës që mbahej në Gjakovë për 17 shkurtin dhe aty më duket që ishte ajo shkëndija më e fortë.

Ishte madje një moment shumë i bukur që askush nuk po kërcente dhe u çuam vetëm ne të dy dhe më thotë që “shiko tek ai ekrani aty na kanë kapur vetëm neve” dhe unë shikoja vetëm Erolldin dhe s’më interesonte, shikoja vetëm ‘blur’ pjesën tjetër, nuk shikoja asnjë lloj gjëje.

Aty e kuptova, thashë Diola, po ndodh një gjë e madhe dhe thjesht e kam lënë veten, se unë gjithmonë në këto raste kam qenë shumë e tërhequr, kam menduar në forma të ndryshme, por për herë të parë vendosa të ndjek zemrën.

të fundit

Dhunë ndaj të riut në protestë/ Policët e qëllojnë me shkop gome, grushte e shkelma dhe e largojnë zvarrë

Momente tensioni kanë shoqëruar protestën. Disa efektivë kanë tentuar të ndalojë një protestues, Dhjetëra prej tyre kanë ndërhyrë për ta…

8 minutes ago

Misajllovski njofton rritje pagash për Ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes nga 1 janari

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski, ka paralajmëruar rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë dhe punonjësit…

10 minutes ago

Kategoria e Tretë 2026-2027, përcaktohet kalendari pas hedhjes së shortit

Kategoria e TretëDepartamenti i Garave në FSHF ka organizuar hedhjen e shortit për kampionatin e Kategorisë së Tretë për sezonin…

12 minutes ago

Agjenti i Nico Williams shpjegon pse dështoi kalimi te Barcelona

Agjenti i sulmuesit të krahut të Athletic Bilbaos, Nico Williams, Felix Tainta, ka zbuluar arsyen kryesore pse transferimi i futbollistit…

13 minutes ago

Arrestim me forcë në qendër të Pogradecit, 6 policë përballë një të riu

Pamjet të reja janë pasqyruar nga situata e protestave në Pogradec. Të rinjtë, studentë gjimnazistë, kanë dalë në protestë që…

21 minutes ago

Interior Ministry: Minors assaulted a peer in Bit Pazar and posted the footage on social media

Një grup të miturish sulmuan fizikisht një bashkëmoshatar në oborrin e një shkolle fillore në "Bit Pazar" të Shkupit, dhe…

23 minutes ago