Këngëtari i mirënjohur Stefi Prifti ka ardhur me një rrëfim për “S’e luan Topi”, ku ka folur për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes dhe emigracionin.
I ndalur tek emigracioni në periudhën e vështirë të 1991-shit, Stefi tha se kur emigroi në Greqi, si të gjithë shqiptarët edhe ai është detyruar të bëjë punë të vështira për të mbijetuar, sikurse ishte mbledhja e domateve.
None found
Pyetje: Vijmë pak te periudha e emigracionit, si ishte ajo periudhë për ju?
Stefi: Emigracioni, momenti i parë ishte edhe i çuditshëm dhe i vështirë. Ndonjëherë duhet edhe një fije fati dhe Endrin e kishim përciellë pak muaj më parë. Endri kishte 6 muaj, ose më mirë të themi 5 sepse 1 muaj ndenji te kushërirat e mamasë si turist dhe e mbajtën ato në pëllëmbë të dorës. Më pas ne iu lutëm atyre që t’i gjenin një punë sepse bëhej fjalë për në 1991-shin. Dhe Endri kishte 5 muaj që punonte punë të ndryshme, punë krahu, çfarë t’i dilte para për të jetuar.
Në momentin që shkova unë, edhe unë po ti bëshë bashkë të gjitha punët e mija, punova dy javë. Mund t’ju bëjë për të qeshur, por unë kam mbledhur domate dy herë dhe atë mbaj mend si punën fizike më të vështirë që kam bërë si burr në Greqi. Ishte një punë që nuk e bënin burrat por gratë.
Markat kineze të makinave i tejkaluan ato japoneze për herë të parë në pjesën e tregut në Evropë në bazë…
Aprilia ka prezantuar versionin special dhe të limituar të motorit RS 660, të quajtur Phillip Island Tribute, në nder të…
Një kompani amerikane ka realizuar atë që shumë adhurues të Corvette e kanë kërkuar prej vitesh: pajisjen e gjeneratës C8…
Mercedes-AMG ka prezantuar një veturë unike, të krijuar vetëm në një ekzemplar, e cila do t’i dhurohet fitueses së turneut…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren…
Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni me të…